Në kuadër të “Vitit Mbarëkombëtar të 80-vjetorit të Çlirimit” dhe aktiviteteve të ndryshme që shkollat organizojnë, nxënësit e shkollës “Ibrahim Kodra”, zhvilluan takimin me z.Besim Shahinin, Kryetar i Komitetit të Veteranëve dhe pasardhësve të LANÇ.
Gjatë këtij takimi u theksua rëndësia e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, e cila renditet si një nga luftërat e organizuara më të mëdha, që kanë zhvilluar shqiptarët.
Shqipëria ishte ndër vendet e pakta që u çlirua me forcat e veta dhe kjo luftë e rreshtoi atë me fitimtarët, me Aleatët, Koalicionin anglo-sovjeto-amerikan.
Z. Besim Shahini theksoi nëpërmjet zërit të dëshmisë kontributin e qytetit të Durrësit në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe na rrëfen se qyteti ynë dha dëshmorët e parë në rezistencën antifashiste.
Diskutimi i mbajtur nga z. Besim Shahini, mori vëmendjen dhe interesin e nxënësve tanë duke shuar sa kureshtjen aq edhe duke përftuar gjatë bisedës vlerat atdhetare dhe të heroizmit të popullit shqiptar.
Në shenjë respekti për kujdesin e treguar në mikëpritjen e ngrohtë ndaj z.Besim Shahini, ai dhuroi për bibliotekën e shkollës sonë botimin “Kontributi i qytetit të Durrësit në LANÇ”