Trajnimi me Kryqin e Kuq
“Puna e sotme është historia e së nesërmes dhe ne jemi krijuesit e saj.”
Kjo thënie është dedikim për ata që mësojnë, kërkojnë , luftojnë me mish e me shpirt për të krijuar “ të nesërmen “ e vetvetes dhe të krejt shoqërisë pjesë e së cilës janë. Një model i tillë janë edhe nxënësit tanë që synojnë të prekin dijen dhe praktikën, gjë të cilën ne e ndiejmë si detyrim parësor të proçesit të të nxënit.
Një trajnim i veçantë për ta ishte të praktikuarit e “Ndihmës së Parë “ me përfaqësues të Kryqit të Kuq dega Durrës si znj.Ermira Guza, etj ditën e martë me dt.19.02.2019 në mjediset e shkollë sonë me nxënës të klasave të njëmbëdhjeta . Ky trajnim vjen në kuadrin e bashkëpunimeve të frytshme që kemi pasur ndër vite me këtë organizatë , i cili nuk do të mbetet i vetmi i këtij lloji.