Stafi Pedagogjik


Drejtor – Jashar Arrëza

Lindur në Durrës më 23/12/1954. Ka përfunduar shkollën e mesme në Gjimnazin Naim Frashëri, Durrës. Studimet e larta me rezultate shumë të mira në vitet 1974-1978 në ILP (Universitetin “Luigj Gurakuqi”) Shkodër, Fakulteti Gjuhë-Letërsi.
Ka përfunduar kurset një vjecare pasuniversitare gjatë viteve 1985-1990 në Filozofi dhe Pedagogji-Psikologji. Ka punuar si mësues i letërsisë në shkollën e mesme Kukës, mësues në shkollën e mesme të Maqellarës, si dhe nëndrejtor i shkollës Industriale Durrës.
Në vitet 1993 e në vazhdim ka drejtuar me shumë sukses biznezet e tij në fushën e transportit dhe ndërtimit.

Alma Laçi- Drejtore didaktike për gjimnazin.

Është pjesë e stafit pedagogjik të shkollës “Ibrahim Kodra”

Ka përfunduar studimet e larta ne Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës, Dega Fizikë në vitet 1991-1995, ku diplomohet “Mesuese e fizikës për shkollat e mesme”.

Ka një eksperiencë prej 25 vitesh në arsim dhe prej 15 vitesh në gjimnazin “Naim Frashëri”, Durrës , ku dallohet për kontributin e saj në disa drejtime:

  • Pregatitje të nxënësve për Maturën Shtetërore, rezultate maksimale.
  • Përgatitje të nxënësve për olimpiadën kombëtare të fizikës me nxënës fitues në vendet I,II,III.
  • Hartuese e moduleve lëndore; “Optikë Gjeomerike” dhe “Mirëmbajtje banesash” përdorur si lëndë me zgjedhje të lirë në gjimnaz.

Në vitin 2018 kualifikohet me rezultatin “Shkëlqyeshëm” dhe fiton titullin “Mësues Mjeshtër”

Zotëron njohuri dhe aftësi në përdorimin e metodave interakitve, sipas interesave dhe e dëshirave të nxënësve, për një proces mësimdhënie-nxënie, në mënyrë krijuese e cilësore.

Moto e saj është:

Përkushtim, pasion, profesionalizëm.

LORENA HIDRI 

Pozicionohet ne vendin e drejtores didaktike te ciklit 9-vjecar prane shkolles “Ibrahim Kodra”.Ka mbaruar shkollen e mesme te pergjithshme ”Naim Frasheri ”Durres.Studimet e larta I kreu ne Universitetin e Tiranes,ne Fakultetin e Historise dhe Filologjise ne degen Gjuhe dhe Letersi nga ku mer titullin ”Mesuese per shkollat e mesme”.Fill pas diplomimit filloi pune si mesuese ne nje nga shkollat 9-vjecare te qytetit e me pas u pozicionua si nendrejtore prane dy shkollave te tjera.Fale pervojes profesionale te fituar prej me shume se dhjete vitesh, gezon titullin “Mesues specialist”.Ka mbrojtur gjuhen angleze prane Fakultetit te Gjuheve te Huaja dhe eshte njohese shume e mire e gjuhes italiane.Eshte certifikuar nga DAR Durres si Korrigjuese e Provimeve Kombetare.Gjithashtu ka qene pjesmarrese si Administratore me pas si Pergjegjese e  Administrimit te Provimeve Kombetare te Arsimit Baze si dhe  Perfaqsuese e DAR Durres ne keto Provime.Ka ndjekur trajnime te ndryshme ku ne fokus jane temat e edukimit,te mesimdhenies e mesimnxenies. Po ashtu ka qene pjesemarrese ne disa Konferenca Kombetare e Nderkombetare me tematika:Udhekryqet e gjuheve te huaja”,Kuadri I perbashket Europian I References:Mesimdhenia,Mesimnxenia dhe Vleresimi si dhe “Shteti,shoqeria dhe ligji:Shqiperia 25 vjet nga ndyshimimi I sistemit”.

 

Nëndrejtore-Brikena Furxhi(Nora)

Gjuhë/Letërsi- BRIKENA FURXHI  është  një  mësuese, lindur dhe banuese  në Durrës, e cila e ka përfunduar shkollimin e mesmëm  të saj me një mesatare 10.00  në vitet 1988-1992 pranë gjimnazit “Naim Frashëri” Durrës.  Gjatë viteve 1992-1996 vazhdon studimet e larta për Gjuhë Shqipe dhe Letërsi pranë Universitetit  Shtetëror të Tiranës, të cilat i përfundon me një mesatare  9.2. Këtu zë fill rrugëtimi i saj në profesionin e mësuesisë , të cilin e sheh më shumë si një mision , në shkollë nëntëvjecare  dhe më pas si nëndrejtoreshë  në gjimnazin “Gjergj Kastrioti” Durrës. Si një mësuese  , e cila ka mbi supet e saj  një  përvojë 20-vjeçare, ka marrë kategorinë e tretë me rezultatin “Shkëlqyeshëm” në vitin 2018. Gjithashtu  gjatë vitit akademik 2013-2014 ka qenë  lektore e jashtme pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës.  Në vitin 2021 ka pefunduar studimet doktorale pranë UT, në degën e Gjuhësisë. Ajo ka ndjekur mjaft seminare dhe trajnime me fokus : kurrikulën shkollore në arsimin parauniversitar si dhe metodat interaktive të mësimdhënies në shkollë. Duke qenë gjithnjë kërkuese ndaj vetes, ajo ka marrë pjesë në  mjaft konferenca ndërkombëtare të zhvilluara në : Tiranë, Elbasan, Prishtinë, Tetovë, Itali, Sofia , Budva , etj me tematikë : Kërkime gjuhësore dhe probleme që lidhen me përdorimin e gjuhës shqipe në kushtet e globalizmit. Ajo është çertifikuar  prej 7 vjetësh  nga IZHA  si një korrigjuese  në provimet e  Maturës  Shtetërore  për  testin e Gjuhës Shqipe e të Letërsisë si edhe ka mbrojtur gjuhën angleze pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Tiranë.

Motoja e kësaj mësueseje mbetet:  Mësuesi mediokër flet. Mësuesi i mirë shpjegon. Një mësues superior demonstron, ndërsa mësuesi  i  madh frymëzon.

  •  

Gjuhë/Letërsi – BLERINA GJYLIështë pjesë e stafit pedagogjik të gjimnazit të përgjithshëm jopublik “Ibrahim Kodra”. Blerina ka përfunduar studimet e larta në vitin 2006 në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në degën Gjuhë dhe Lëtërsi,  Universiteti  i Tiranës.  Ajo u diplomua duke marrë titullin “Mësuese për shkollat e mesme”.  Ka një pervoje prej 10 vitesh në fushën e mësimdhënies, në disa nga gjimnazet më të mira të qytetit. Kjo ka bërë që të fitojë jo vetëm aftësi profesionale, por edhe aftësi shumë të mira mardhëniesh me nxenesit e kësaj  moshe. Që prej 01.03.2010 është lektore me kohe te pjesshme prane Universitetit “ Alksandër Moisiu Durrës”, Fakulteti i Edukimit, ku ka zhvilluar lëndët; Gramatika e gjuhës shqipe I (Mofologji), II ( Sintaksë), Fonetikë e gjuhës shqipe dhe  Shkrim akademik. Blerina është njohëse e gjuhëve të huaja si gjuha angleze dhe ajo italinane në nivelin shumë mirë dhe gjuhës gjermane në nivelin mirë.  Gëzon aftësi të mira organizative dhe aspiron frymë pozitive dhe përparimtare në marrdhëniet me bashkëpunëtorët dhe nxënësit.

Kimi- ALBANA SHYTI ka përfunduar studimet e larta ne Fakultetin e Shkencave Natyrore, Universiteti i Tiranës, dega Biologji me rezultate të shkëlqyera dhe është specializuar më pas në drejtimin Mikrobiologji & Bioteknologji, po me rezultate të shkëlqyera. Ka punuar si lektore në Departamentin e Biologjisë, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës si dhe drejtuese në një nga institucionet arsimore jopublike në Tiranë. Ka qënë autore e bashkëautore e disa artikujve shkencore në drejtimin e Bioinformatikës, Inxhinierisë gjenetike, Gjenetikës së popullatave, Biologjisë qelizore e molekulare etj.

Histori- AIDA DUNISHA është pjesë e stafit pedagogjik të gjimnazit të përgjitshëm jopublik  ̏Ibrahim Kodra ̏. Ajo ka mbaruar me rezultate shumë të mira studimet Bachelor në vitin 2009 në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në degën Histori dhe studimet Master i Nivelit të Parë (MNP) me titullin ‘Mesues i historisë për shkollat e mesme’, në Universitetin e Tiranës.  Ajo ka një përvojë disavjecare në fushën e mësimdhënies në shkolla të ndryshme të qytetit të Durrësit, gjithashtu ka punuar si lektore me kohë të pjeshme pranë Universitetit   ̏Aleksandër Moisiu ̏  , Fakulteti i Juridikut dhe Shkencave Politike, ku ka zhvilluar lëndët Histori e Civilizimeve dhe Histori e Shqipërisë.

Gjuhë/Letërsi- ONEDA GROSHI lindur ne 22.04.1984 ne Durres. Ka perfunduar shkollen e mesme te pergjithshme “Naim Frasheri ” , Durres. Ka ndjekur dhe perfunduar studimet e larta ne vitet 2002-2006 ne Fakultetin e Historise dhe Filologjise ne degen Gjuhe-Letersi, Universiteti i Tiranes. Ne vitet 2014-2016 ka perfunduar masterin shkencor ne degen Menaxhim Supervizim Institucionesh Arsimore ne UAMD, Durres. Ka eksperience pune disavjecare ne shkolla te ndryshme te qytetit te Durresit. Qe nga viti 2018 eshte pjese e stafit pedagogjik ne pozicionin mesuese e gjuhes dhe e letersise, si dhe pergjegjese e bibliotekes se shkolles “Ibrahim Kodra”.

Cikel i Ulet(CU)- EDLIRA KATROSHI ka mbaruar studimet e larta per mesuese e Ciklit Fillor ne Institutin e Larte Pedagogjik Shkoder, ne vitin 1989. Ka 26 vite pune ne arsim si mesuese e ciklit fillor ne shkolla te ndryshme publike dhe jopublike te qytetit te Durresit. Gjate kesaj periudhe(2000-2001 dhe 2003-2004),ka qene specialist ne sektorin e kualifikimit per arsimin parashkollor dhe ciklin fillor ne DAR Durres per 4 vite. Gjithashtu ka qene lektore e jashtme prane Universitetit “Aleksander Moisiu” Durres, ne Fakultetin e Edukimit, ku ka dhene lenden Pedagogji e Pergjithshme (Mars-Qershor,2010). Sot eshte pjese e stafit pedagogjik te shkolles jopublike “Ibrahim Kodra” Durres,  ne profilin cikli fillor.

Cikel i Ulet (CU) – Sara Balaj lindur ne qytetin e Durresit me 01.11.1996. Ka perfunduar shkollen e mesme te pergjithshme “Naim Frasheri”, Durres. Ka ndjekur dhe perfunduar studimet Bachelor ne programin e studimit “Mesuesi Per Arsimin Fillor”, Fakulteti i Edukimit ne Universitetin “Aleksander Moisiu”, Durres. Aktualisht vazhdon masterin profesional per “Mesuesi Per Arsimin Fillor” prane ketij universiteti. Ka njohuri te mira ne gjuhen angleze dhe aftesi te mira kompjuterike. 

 

LORENA HIDRI 

Pozicionohet ne vendin e nendrejtores te ciklit 9-vjecar prane shkolles “Ibrahim Kodra”.Ka mbaruar shkollen e mesme te pergjithshme ”Naim Frasheri ”Durres.Studimet e larta I kreu ne Universitetin e Tiranes,ne Fakultetin e Historise dhe Filologjise ne degen Gjuhe dhe Letersi nga ku mer titullin ”Mesuese per shkollat e mesme”.Fill pas diplomimit filloi pune si mesuese ne nje nga shkollat 9-vjecare te qytetit e me pas u pozicionua si nendrejtore prane dy shkollave te tjera.Fale pervojes profesionale te fituar prej me shume se dhjete vitesh, gezon titullin “Mesues specialist”.Ka mbrojtur gjuhen angleze prane Fakultetit te Gjuheve te Huaja dhe eshte njohese shume e mire e gjuhes italiane.Eshte certifikuar nga DAR Durres si Korrigjuese e Provimeve Kombetare.Gjithashtu ka qene pjesmarrese si Administratore me pas si Pergjegjese e  Administrimit te Provimeve Kombetare te Arsimit Baze si dhe  Perfaqsuese e DAR Durres ne keto Provime.Ka ndjekur trajnime te ndryshme ku ne fokus jane temat e edukimit,te mesimdhenies e mesimnxenies. Po ashtu ka qene pjesemarrese ne disa Konferenca Kombetare e Nderkombetare me tematika:Udhekryqet e gjuheve te huaja”,Kuadri I perbashket Europian I References:Mesimdhenia,Mesimnxenia dhe Vleresimi si dhe “Shteti,shoqeria dhe ligji:Shqiperia 25 vjet nga ndyshimimi I sistemit”.

MIRELA MEKA ZEMANI – Cikel i ulet(CU) . Lindur me 06.11.1974. Ka perfunduar shkollen e mesme te pergjithshme ne gjimnazin “Naim Frasheri”,Durres ne vitin 1993. Studimet e larta i ka perfunduar ne Universitetin “Luigj Gurakuqi”,Shkoder ne vitin 1997. Masterin Profesional
Ditaktik e ka perfunduar ne Universitetin “Aleksander Moisiu”,Durres ne vitin 2011-2013. Ka 23 vite pune ne arsim si mesuese e ciklit fillor ne shkollen 9-vjecare “Nene Tereza”. Njeh shume mire gjuhen angleze. Eshte trajnuar nder vite si dhe pjesemarrese ne reçensen e librit
per kurrikulen e re ne vitin 2015. Ne vitin 2018 i jepet certifikata me motivacionin:”Per kontribut te cmuar ne fushen e arsimit”. Sot eshte pjese e stafit te shkolles jopublike “Ibrahim Kodra” ne profilin Cikli Filllor.

MIRSADA TALLUSHI  – eshte pjese e stafit pedagogjik te gjimnazit te pergjithshem jopublik “ Ibrahim Kodra “ . Ajo pozicionohet ne rolin e mesueses se gjuhes angleze . Ajo zoteron nje diplome ( Bachelor ne Gjuhe Angleze / profili “ Mesuesi) ,  Master Profesional ne profilin ( DIDAKTIKE ) ne Universitetin “Aleksander Moisiu “ Durres si dhe ka  mbaruar master shkencor ne degen Gjuhe Angleze ne Universitetin e Tiranes . Ajo ka  nje pervoje disavjeçare ne fushen e mesimdhenies se gjuhes angleze me metodat interaktive me bashkohore . Gjithashtu eshte mare me pergatitjen e provimeve ‘ Michigan Tests ‘,  te ofruara nga CaMLA (licensuar nga MAS) , APTIS , IELTS etj  . Ka frekuentuar dhe vazhdon te jete pjesemarrese ne trajnime dhe  konferenca te cilat kane per qellim te eksplorojne mundesi te reja integruese ne mesimdhenien e gjuhes angleze . Njohese shume e mire e gjuhes italiane dhe gjuhes gjermane ne nivelin mire .

Xhevahir Tafçiu – Mesues Matematike.

Lindur më 20 / 09 / 1972 ne Diber. Ka perfunduar studimet e larta ne Fakultetin e Shkencave te Natyres ne Universitetin e Tiranes me rezultate shume te mira, me titull “Mesues i matematikes per shkollat e mesme”. Ka punuar per 9 vite ne shkollen e mesme te bashkuar ne Shenavlash te Durresit. Ka nje eksperjence shumevjecare ne fushen e mesimdhenies. Eshte anetar ne grupin “Paskal” te matematikes qe organizon per 25 vjet olimpiaden  mbarekombetare te matematikes me pjesmarrje nga te gjitha trevat shqipetare.

Arjana Hoxhallari – Mesuese e Edukimit Fizik.

Lindur ne Elbasan me 1975 . Ka perfunduar studimet e mesme ne gjimnazin profesional “ Mjeshtria Sportive Durres “ , ne disiplinen “Atletikë”. Gjate viteve 1991-1992 ka qene kampione ne garen 1500-3000m, te zhvilluar ne Vlore. Ajo ka perfunduar studimet e larta bachelor ne “ Universitetin e Sporteve Tirane “ ne fakuletetin e “ Shkencave te Levizjes “ . Me pas ka perfunduar studimet master “ Mesuese e Edukimit Fizik” prane ketij universiteti.

MIRA DUZHA- Cikli i Ulet.

Lindur në Shkodër me 15.07.1970
Eshte diplomuar ne Institutin e Lartë Pedagogjik “Aleksander Xhuvani” Elbasan ne profilin ” Mësues i ciklit fillor” ne vitin 1991.
Karriera e saj si mesuese fillon ne rrethin e Lushnjes dhe vazhdon ne Durrës ku ka punuar ne shkolla te ndryshme publike dhe jo publike në një periudhë kohore 29-vjecare
Ka marrë pjesë në Provimet Kombetare si Administratore Provimi(AP),Përgjegjese e Aministrimit te Provimit(PAP)si dhe (DAR)
Ka kryer trajnime te ndryshme për procesin e mësimedhenies.
Mban titullin “Mësuese mjeshtre” me Vlerësimin “Shumë mirë”
Tani është pjesë e stafit te shkolles “Ibrahim Kodra”

Safet Tare
Lindur më 25 .11 .1951 .
Shkollën e mesme e ka kryer në gjimnazin Naim Frashëri Durrës.
Është diplomuar në Institutin e Lartë Pedagogjik Shkodër në degën Matematikë Fizikë në vitin 1971
. Karriera e tij si mësues fillon në rrethin e Kukësit deri më 1976 dhe më tej në Durrës ku ka punuar në shkollat e zonave Ishëm, Maminas , Shijak si dhe në qytetin e Durrësit në ciklin e mesëm të ulët e të lartë . Për shumë vite ka drejtuar punën metodike në zonat Ishëm e Shijak si dhe ka qenë lektor me mësuesit e CU në zbatim të matematikës së K. Dedejt.
Ka kryer trajnime dhe kursin për arsimin gjithëpërfshirës
Eshtë perfshirë për disa vite ndër 10 mesuesit më të mirë të rrethit dhe është përzgjedhur “Mesues i Vitit “ më 2011.
Eshtë angazhuar në komisionet e administrimit dhe kontrollit te provimit te klasave te nënta.Tani eshtë pjesë e stafit të shkollës “Ibrahim Kodra “.

Ermira Guleksi është pjesë e stafit pedagogjik të shkollës ” Ibrahim Kodra”.
Ajo ka mbaruar studimet e larta në vitin 1987 në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Dega Biologji dhe Kimi, duke u diplomuar me titullin ” Mësuese për shkollën e mesme”.
Ka një përvojë 30 vjeçare në fushën e mësimdhënies, në disa nga gjimnazet më të mira të rrethit Durrës.
Me dëshirën e mirë për mbarëvajtjen mësimore, mësuese  Mira ka aftësi të nxisë dashurinë e nxënësve për lëndën humane siç është Biologjia.

HASAN KATA- MESUES INFORMATIKE

Lindur më 19 / 11 / 1991 ne Dibër.

 Ne vitet 2010-2013- ka përfunduar studimet bachelor në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti  Tiranës me rezultate shumë te mira.

2013-2015 ka përfunduar studimet master në Universitetin e Tiranës, Fakulteti I Shkencave të Natyrës me rezultate shumë të mira me titull “Mësues matematike për arsimin e mesëm të larte”.

Ne vitet 2014-2016 ka kryer studimet master në Institutin Kanadez të Teknologjisë në degën e Inxhinierisë kompjuterike. Folës i gjuhës angleze dhe i gjuhës turke për të cilat zotëron certifikatat përkatëse të mbrojtjes (TOEFL dhe INTERNATIONAL TURKISH TEST).


Maria Furxhi është pjesë e stafit pedagogjik të gjimnazit të përgjithshëm  jopublik “Ibrahim Kodra” që prej janarit të vitit 2021.

• 2011-2014   Maria kreu studimet universitare dhe u diplomua në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, në degën Histori.

•2014-2016  Vijoi studimet Master Profesional në po të njëjtin fakultet, ku u diplomua me rezultate të larta dhe u profilizua si mësuese historie për shkollat e mesme.

•2016-2017 Kreu me sukses praktikën mësimore 1 vjecare pranë shkollës së mesme të përgjithshme “Gjergj Kastrioti”, ku u vlerësua maksimalisht për metodikën mësimdhënëse.

•2017 Maria pëmbylli procesin e licensimt për ushtrimin e profesionit të mësuesit me vlerësim shumë të mirë.

Përveç studimeve të njëpasnjëshme Maria është njohëse shumë e mirë e gjuhës italiane, franceze dhe angleze, përmes së cilave operon për kërkime, informacione dhe artikuj në shërbim të plotësimit të informacionit mbi temat historike.

Gjithashtu Maria dëshmon aftësi të mira në programe të ndryshme kompjuterike si Word, Power point, Moviemaker,  Excel, Trinis (program turizmi).

Natyra e saj korrekte dhe e ngrohtë njëkohësisht, favorizon krijimin e një mjedisi mbështetës dhe bashkëpunues mes nxënësve të saj, duke e bërë historinë një lëndë të dashur për ta.

Gjeografi EJONA LIKA është pjesë e stafit pedagogjik të shkollës jopublike “Ibrahim Kodra” që prej muajit janar 2021. Ajo ka ndjekur këto studime:

-Studimet Bachelor në vitin 2007-2010 në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, në Universitetin e Tiranës, dega “Gjeografi”.

-Në vitin 2010-2012 ka kryer Masterin Shkencor  nën temën “Gjeoinformacioni i Trashëgimisë Kulturore të qytetit të Durrësit” po në Universitetin e Tiranës.

-Në vitin 2016-2018 mori titullin “mësuese e ciklit të ulët dhe të mesëm” pasi përfundoi Masterin Profesional në Fakultetin e Edukimit dhe të Filologjisë në Universitetin Fan S.Noli,  Korçë.

Ejona,pasi ka përfunduar me sukses një vit stazh pranë shkollës “Qemal Mici”, është liçencuar për kryerjen e ushtrimit të profesionit si mësuese.  Ka punuar në disa shkolla publike dhe jo publike si “Katund-Sukth” ,“Turgut Ozal”, “Mihal Ekonomi”, etj duke përfituar një përvojë shumë të mirë në mësimdhënie si dhe në një komunikim shumë të mirë me prindërit dhe stafet pedagogjike ku ka punuar.  Ejona është njohëse e gjuhës angleze në nivelin “shumë mirë”dhe gjithashtu asaj italiane. Gëzon aftësi kompjuterike në programe të ndryshme si psh në krijimin e hartave gjeografike përmes programit GIS (geographic information system)! Ajo ka përkushtim maksimal në punë, përpikmëri dhe  korrektësi në arritjen e qëllimeve, si dhe impenjim maksimal që nxënësit e saj të arrijnë më të mirën e tyre.

Ledia Rama ( Kovaçi )

Është pjesë e stafit pedagogjik të shkollës “ Ibrahim Kodra “.

Lindur dhe rritur në qytetin e Durrësit, Ledia ka hedhur hapat e para të arsimimit të saj pranë shkollës 8-vjeçare ‘’Nako Spiru’’,për të vijuar në shkollën e mesme ‘’Naim Frashëri’’. Më pas përfundon studimet e larta në Fakultetin e Shkencave të Natyrës  në Universitetin e Tiranës, Dega Biologji-Kimi në vitet 1989-1993 ku diplomohet “ Mësuese e Biologjisë dhe Kimisë për shkollat e mesme “.

Karriera e saj e punës mbi  27 vjeçare starton  në vitin 1993 deri në vitin 2005 ,duke u rikthyer, por tashmë si mësuese e kimisë, në gjimnazin “Naim Frashëri “ Durrës,periudhë në të cilën formohet profesionalisht, jep kontributin e saj në fushën e mësimdhënies/të nxënit, edukimit të shumë breza nxënësish. Ledian e karakterizon natyra bashkëpunuese,komunikimi korrekt,por dashamirës njëkohësisht si me kolegët,ashtu edhe me nxënësit dhe prindërit,duke gëzuar ndër vite respektin e tyre.

Nisur nga performanca dhe rezultatet e punës si mësuese,në vitin 2005 deri në vitin 2020, vijon kontributin e saj në fushën e arsimit, pranë Drejtorisë Arsimore Rajonale Durrës,pozicionuar si :

  • Inspektore e Biologji-Kimisë  (Sektori i Inspektimit )
  • Përgjegjëse e Sektorit të IT
  • Drejtoreshë e përkohshme e DAR Durrës
  • Specialiste e Kurrikulës dhe Zhvillimit Profesional.

Gjatë kësaj periudhe,falë edhe pozicionimeve të sipërpërmendura, ka pasuruar anën profesionale përmes pjesëmarrjes dhe realizimeve të seminareve,trainimeve,konferencave kombëtare e ndërkombëtare,veprimtarive të shumta në fuksion të përmirësimit të metodave të mësimdhënies/të nxënit, si edhe të implementimit e zbatimit të kurrikulës së re shkollore.

 Që prej vitit 2006 ka qenë pjesë e organizimit dhe menaxhimit të provimeve kombëtare si: Matura Shtetërore, Provimet Kombëtare të Arsimit Bazë,Kualifikimi i Mësuesve etj.Ka dhënë kontributin e saj edhe si vlerësuese e testeve të kimisë së Maturës Shtetërore dhe të Olimpiadave Kombëtare.Eksperiencë e veçantë ka qenë organizimi dhe monitorimi i rrjeteve profesionale të mësuese të lëndëve të shkencave të natyrës,të AMU e AML të shkollave të rrethit.

Prej 7 vitesh ka fituar titullin ‘’Mësues Mjeshtër’’,me vlerësim ‘’Shumë Mirë’’.Zotëron njohuri të mira në anglisht,italisht e frëngjisht; aftësi në përdorimin e IT e metodave interaktive,për një proçes mësimdhënie/të nxëni sa më krijues, cilësor dhe bashkëkohor.

 Për Ledian ‘’Mësuesi është misionar i dijes,edukator i brezit të ri,që zbaton ligjshmëritë arsimore,në harmoni me bindjet dhe veprimet e tij etike,humane,intelektuale dhe profesionale,në ndihmë të një arsimi cilësor bashkëkohor kombëtar’’.

Altina GjuziCikli i ulët

Kam lindur dhe jam rritur në qytetin e Korçës, ku edhe kam përfunduar studimet e larta në vitin 1995 në Fakultetin e  Mësuesisë, në Universitetin “Fan S. Noli”.

Më pas kam punuar si mësuese dhe drejtuese në shkolla të ndryshme publike dhe jopublike të qytetit të Korçës dhe të Durrësit. Kam punuar edhe si gazetare e kryeredaktore në mediat lokale.

Në vitin 2019 mora kategorinë “Mjeshtër”  me vlerësimin “Shumë Mirë”.

Zotëroj aftësi shumë të mira kompjuterike. Përdor shumë mirë paketën Office, punim faqesh dhe programe prezantimi. Përdor shumë mirë programet e editimit të materialeve audio dhe video, për qëllime mësimore – edukative.

Zotëroj gjuhët e huaja anglisht dhe italisht.     

Kam aftësi shumë të mira komunikuese personale dhe të fituara gjatë përvojës sime si mësuese në Arsimin Fillor, si me fëmijët ashtu edhe me prindërit. 

Përfshihem në zhvillimin cilësor të të gjitha marrëdhënieve brenda klasës, duke mbështetur dhe ndihmuar nxënësit të kenë sukses duke ua bërë shkollën më të këndshme, më bashkëpunuese dhe duke krijuar besim në forcat e tyre.

Jam vazhdimisht e përfshirë në veprimtari kualifikuese nga struktura shqiptare dhe ndërkombëtare.

Veproj me respekt, integritet dhe në mënyrë etike kudo që ndodhem, brenda dhe jashtë mjediseve të shkollës.

Valentina Traja është pjesë e stafit pedagogjik të shkollës “Ibrahim Kodra” si mësuese e lëndës së matematikës për arsimin e mesëm të ulët. Ka përfunduar studimet në ILP (Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan) në vitin 1984. Ka një eksperiencë mbi 30-vjeçare në arsim në rrethin e Durrësit nga të cilat 21 vite pune në shkollën 9-vjeçare “Nënë Tereza“. Mban titullin “Mësuese Mjeshtre”. Ka kryer trajnime të ndryshme në lidhje me metoda bashkëkohore të mësimdhënies dhe nxënies. Është angazhuar në organizimin dhe përgatitjen e nxënësve për Provimet e Lirimit dhe Olimpiadat Kombëtare të Matematikës. Në eksperiencën e saj shumë-vjeçare  ka treguar gjithnjë përkushtim dhe pasion në punën me nxënësin.

Miltiadh Driza
Lindur me 04.05.1957 ne qytetin e Durresit.
Ka kryer studimet ne INSTITUTIN E LARTË TE KULTURËS FIZIKE  “VOJO KUSHI”ku u diplomua ne vitin 1979.
Nga viti 1979 deri ne vitin 1989 ka punuar si mesues i edukimit fizik.
Nga viti 1989 deri ne vitin 1990 ka punuar si trainer profesionist prane klubit sportiv TEUTA.
Ne vitet 1990-1994 ka punuar si arsimtar ne shkollen industriale, Durres.
Nga viti 1994 deri ne vitin 2021 eshte angazhuar ne biznesin e tij privat ne qytetin e Durresit.
Ne vitin 2022 eshte bere pjese e stafit te shkolles “Ibrahim Kodra” si mesues i edukimit fizik.
Adela Brunga

Lindur dhe banuese në Durrës. Shkollën e mesme e përfundoi në gjimnazin “Gjergj Kastrioti”, Durrës. Studimet e larta i përfundoi ne Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, dega anglisht, Tiranë, në vitin 2004, me rezulatate shumë të mira.

Në vitin 2006 ka qenë pjesë e komisionit të përzgjedhjes së teksteve. Ka ndjekur seminare dhe trajnime të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.

Ka një përvojë prej 19 vitesh në fushën e mësimdhënies si dhe pregatitjen e nxënësve në provimin e Maturës Shtetërore dhe provime ndërkombëtare si FCE, CAE, TOEFL dhe IELTS.

Brunilda Shahu (Muho)

Ështe pjesë e stafit pedagogjik të shkollës “Ibrahim Kodra”.

Shkollën e mesme e ka kryer ne gjimnazin “Naim Frashëri”.Ka përfunduar studimet e larta ne Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës,Dega Matematikë në vitet 1999-2003,ku diplomohet “Mësues për shkollat e mesme”.

Ka një eksperiencë prej 19 vitesh në arsim në gjimnazin “Naim Frashëri”,ku dallohet për kontributin e saj në disa drejtime:

-Përgatitje e nxënësve për maturën shtetërore,rezultate të shkëlqyera.

-Përgatitje të nxënësvë për olimpiadë.

-Redaktore shkencore e tekstit me titull “Matematika bërthamë- për përgatitjen e provimit të maturës” me autor Islam Alikaj.

-Vlerësuese e certifikuar nga  QSHA për pyetjet në provimet kombëtare të maturës shteterore.

-Administratore e provimeve kombëtare si dhe përfaqësuese e ministrisë në këto provime.

-Në vitin 2015 kualifikohet për kategorinë e dytë me rezultatin “Shumë Mirë” e fiton titullin “Mësues Specialist”.

– Ka ndjekur seminare dhe trajnime me fokus-Kurrikula me kompetenca dhe risitë e saj,vlerësimi I të nxënit,mësimdhënia dhe mësimnxënia,projektet kurrikulare,hartimi I testeve etj.

Në eksperiencën e saj shumë vjecare ka treguar gjithmonë përkushtim,pasion dhe profesionalizëm në punën më nxënësit.

Zotëron njohuri dhe aftësi në përdorimin e metodave interaktive,me synim garantimin e  një procesi  krijues dhe cilësor mësimdhënie-nxënie.

Motoja e saj është:

“Puna e palodhur, e bashkuar me pasion e dëshirë, është celësi i cdo suksesi në jetë.”

Edva Berdaku

Edva Berdaku eshte pjese e stafit pedagogjik te gjimnazit te pergjithshem dhe te 9-te vjecares prane shkolles  jopublike “Ibrahim Kodra”.

Edva ka mbaruar shkollen e mesme ne 2006 prane shkolles “Asim Vokshi”, gjimnaz i gjuheve te huaja 5-vjecar Tirane, dega Italisht – Anglisht.

Ka kryer studimet e larta bachelor ne Fakultetin “Federico II”, Itali, dega Letersi moderne dhe me rikthimin e saj ne Shqiperi ne vitin 2015 e konvertoi diplomen ne Fakultetin e Gjuheve te Huaja, Tirane, dega Gjuhe, Letersi dhe Qyteterim Italian. Ne vitin 2017 mori masterin shkencor ne mesuesi ne Gjuhe Italiane per AML prane Fakultetit te Gjuheve te Huaja ne Tirane me nje rezultat te shkelqyer ne teze diplomimi, 10-te.

E licensuar per ushtrimin e profesionit te mesuesit ne profilin: Gjuhe italiane.

Edva ka nje pervoje disa vjecare ne fushen e mesimdhenies se gjuhes italiane ne shkolla publike e jopublike te qytetit te Durresit duke perdore metoda interaktive dhe bashkohore.

Ka kryer trajnime te ndryshme si: “Menaxhim i klases” nga Instituti shqiptare per studime dhe edukim ne teknologjine e informacionit, si dhe: “Realizimin e mesimdhenies ne arsimin fillor” nga instituti i kurrikules nderkombetare te “IB professional development” Edva eshte njohese e mire e gjuhes angleze dhe spanjolle, si dhe ka aftesi shume te mira kompjuterike.

Milvana  Kertusha

Mësuese e gjuhës shqipe në arsimin e mesëm të ulët pranë shkollës  jopublike “Ibrahim Kodra” . 

Arsimin e mesëm e ka kryer në shkollën e gjuhëve të huaja në degën frengjisht.

Studimet e larta i ka përfunduar në Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në degën Gjuhë dhe Letërsi në vitin 1992, e cila u diplomua duke marrë titullin “Mesuese  për shkollat e mesme “

Ka një eksperiencë pune 30 vjecare në fushën e mësimdhënies në  shkollat e Durrësit , ku ka përfituar aftësi profesionale.

Në vitin 2013 kualifikohet me vlerësimin shumë mirë në kategorinë e parë duke fituar titullin: “Mësues Mjeshtër”.Ka ndjekur mjaft trajnime dhe seminare duke u certifikuar në dobi të përmirësimit të metodave në mësimdhënie. 

Eshtë certifikuar nga DAR Durrës si “Korrigjuese e Provimeve Kombetare”.

Eda Pojani– eshte pjese e stafit pedagogjik te shkolles jopublike “Ibrahim Kodra” ne pozicionin e mesueses se gjuhes angleze.

Eda ka kryer studimet e larta ne vitin 2014-2017 ne Fakultetin e Edukimit, dega Gjuhe Angleze ne Universitetin “Aleksander Moisiu” Durres dhe studimet Master profesional ne profilin Mesimdhenie e Gjuhes Angleze.

Pas kesaj faze studimi kreu me sukses praktiken profesionale 1 vjecare ne shkollen 9 vjecare “Nene Tereza”, ku u vleresua maksimalisht per metodologjine e mesimdhenies.

E licensuar per ushtrimin e profesionit te mesuesit ne profilin: Gjuhe angleze.

Njohese shume e mire e gjuhes italiane per te cilen zoteron certifikaten e mbrojtjes (CELI 3 – B2) dhe e gjuhes gjermane ne nivelin mire.

Aftesi shume te mira komunikuese dhe bashkepunuese.

Klodiana Selaj

Ka mbaruar shkollën e mesme te gjuhëve të huaja ‘Asim Vokshi’ Tiranë për gjuhë angleze dhe më pas ka vijuar studimet në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Tiranë, dega Anglisht. Është diplomuar me rezultate shumë të mira në vitin 2001. Ka eksperiencë 20 vjeçare si mësuese e gjuhës angleze në disa shkolla publike dhe jopublike si edhe në qendra të gjuhëve të huaja në qytetin e Durrësit. Prej shumë vitesh merret me pregatitjen e nxenesve për provimet ndërkombëtare të gjuhës angleze si FCE, IELTS, TOEFL, SAT me rezultate të larta. Prej shtatorit 2022 është pjesë e stafit të shkollës ‘Ibrahim Kodra ‘ si mësuese e gjuhës angleze

Oriana Mema është mësuese e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK). Karrierën e saj në këtë institucion e nisi si asistente në degën ekonomike, duke kombinuar këtë rol me mësimdhënien e disa orëve në lëndën e TIK. Me kalimin e kohës, pasioni për arsimin dhe përkushtimi ndaj nxënësve e çuan drejt një angazhimi të plotë si mësuese me kohë të plotë.

Ajo është diplomuar në Inxhinieri Matematike dhe Informatike në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës dhe ka përfunduar Masterin Shkencor në Mësimdhënien e Matematikës dhe Informatikës në Universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit. Përvoja e saj akademike dhe profesionale e ka ndihmuar të zhvillojë një metodologji mësimdhënieje bashkëkohore, e cila fokusohet në përdorimin e teknologjisë për të nxitur mendimin kritik dhe kompetencat digjitale tek nxënësit.

Oriana Mema është e angazhuar në kërkime dhe publikime akademike mbi integrimin e teknologjisë në edukim dhe merr pjesë rregullisht në trajnime dhe konferenca ndërkombëtare. Përmes punës së saj, ajo synon të krijojë një mjedis mësimor dinamik dhe të frymëzojë nxënësit drejt një të ardhmeje të suksesshme në epokën digjitale.

Isida Shllaku ( Panariti)

Ështe pjesë e stafit pedagogjik të shkollës “Ibrahim Kodra”.

Shkollën e mesme e ka kryer ne gjimnazin “Gjergj Kastrioti”. Ka përfunduar studimet e larta ne Fakultetin e Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës, Dega Filozofi- Sociologji  në vitet 1999-2003, me rezultate shume te mira ( nota mesatare 9,1,  mbrojtje te temes se  diplomes me vleresimin maksimal, noten 10) ku dhe  diplomohet me titullin “Filozof- Sociolog ” me drejtim Filozofi.

Ka një eksperiencë prej 19 vitesh në arsim në gjimnazin “Naim Frashëri”, ku dallohet për kontributin e saj te shoqeruar  gjithmone me pasion dhe profesionalizem. Me ndryshimet ne arsim dhe futjen ne kurrikulen e gjimnazit te lendeve me zgjedhje te detyruar, eshte marre qe nga viti 2006  me pregatitjen e nxenesve per maturen shteterore, ku ka arritur rezultate shume te mira dhe objektive.Ka qene rregullisht aktiviste ne seminare trajnuese te organizuara  nga  Avokati i Popullit dhe ne realizimin e sondazheve te drejtuara nga  INSTAT.

Ne vitin 2010 fitoi kategorine e trete me rezultatin A ( Shkelqyeshem) dhe ne vitin 2018 merr titullin “ Mesues Specialist” me rezultatin B ( Shume mire ).

CIU – VERONIKA SHERIFI ka kryer studimet e larta te Fakulteti i Mësuesisë, Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër. Ka punuar në disa shkolla 9- vjeçare të qytetit të Durrësit. Para se të bëhej pjesë e stafit të shkollës “Ibrahim Kodra” ,me dëshirën e saj u shkëput nga shkolla 9-vjeçare “Shaqe Mazreku” ,ku punoi për 21 vjet. Gjatë viteve të punës është trajnuar dhe çertifikuar për mësimdhënien, mënyrat e të nxënit, menaxhim situatash, sjellje dhe veprime të ndryshme të nxënësve. Ka qenë pjesë e ekipeve kualifikuese. Zotëron aftësi shumë të mira kompjuterike për qëllime mësimore e edukative. Mban titullin “Mësuese Mjeshtre”. Ka marrë vlerësime maksimale nga drejtoria e shkollës, si dhe mirënjohje e respekt të veçantë nga brezat që ka nxjerrë. Komuniteti e vlerëson për përkushtimin në misionin e saj, thjeshtësinë, qetësinë dhe trajtimin e problemeve me drejtësi dhe dinjitet.
FATBARDHA KASTRATI Cikli i Ulët
Lindur në Durrës më 18.06.1965. Është diplomuar në Institutin e Lartë Pedagogjik “Aleksander Xhuvani” Elbasan, në profilin “Mësues I Ciklit Fillor” në vitin 1988. Ka një eksperiencë mbi 30 vjecare në mësimdhënie në rrethin e Durrësit, nga të cilat 14 vite I ka ushtruar në shkollën 9-vjecare “Shaqe Mazreku” Durrës. Mban titullin “Mësuese Mjeshtre”. Më 07.03.2019 ka marrë titullin “Mësues I Vitit” per “Kontribut të cmuar në fushën e arsimit” nga Drejtoria Arsimore Rajonale Durrës. Gjithashtu ka marrë pjesë në provimet kombëtare si Administratore provimi. Ka kryer trajnime të ndryshme në lidhje me metodat bashkëkohore të mësimdhënies dhe nxënies. Në eksperiencën e saj shumë vjecare ka treguar gjithnjë përkushtim dhe pasion në punën më nxënësit. Tanimë është pjesë e stafit të shkollës jopublike “Ibrahim Kodra”.
Malvina Todi- Mësuese e Arsimit fillor lindur në qytetin e Durrësit më 03.09.1989. Ka përfunduar shkollën e mesme të përgjithshme “Naim Frasheri”, Durrës. Ka ndjekur dhe përfunduar në vitin 2012  studimet Bachelor në programin e studimit “Mësuesi Për Arsimin Fillor”, Fakulteti i Edukimit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”,Durrës. Në vitin 2014 ka mbyllur ciklin dy vjecar të Masterit shkencor  “Edukimi në vazhdim” pranë Fakulteti të Edukimit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”,Durrës. Ajo ka një përvojë disavjecare, ku ka punuar  prane Shkolles “Albanian College Durres”. Në fushën e mësimdhënies pershtat metoda interactive dhe bashkekohore. Ka njohuri të mira në gjuhën angleze, si dhe aftësi shumë të mira kompjuterike. Ka frekuentuar dhe merr vazhdimisht pjesë në Kumtesa dhe trajnime që organizohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Që prej vitit 2020 është pjesë e stafit të shkollës “Ibrahim Kodra” si  mësuese  e Arsimit fillor.

Ariola Panteqi

Diplomuar në Fakultetin e Shkencave Sociale, Univeristeti Tiranë,  2002

Dega: Psikologji Shkollore dhe organizacionale

Master profesional: Këshillim psikologjik (2013)

Pozicioni: Psikologe shkollore (me kohë të pjesshme)

Zj.Panteqi ka punuar për një periudhë të gjatë në fushën e arsimit dhe që nga muaji Janar 2023 i është atashuar stafit psikosocial pranë Qendrave të kujdesit shëndetësor parësor Durrës.

Nga viti 2002-2008 ka punuar si mësimdhënëse e lëndës Psikologji, Sociologji, Filozofi në gjimnazin “Gjergj Kastrioti” dhe gjimnazin jopublik “Migjeni” Durrës.

Gjatë periudhës Shtator 2008-Dhjetor 2022, ka punuar si psikologe shkolle në gjimazin “Naim Frashëri” dhe “Gjergj Kastrioti” Durrës. Në këtë hark kohor ka mbajtur pozicionin si Kryetare e Njësisë psiko-sociale pranë Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar Durrës dhe kryetare e Komisionit për Aftësinë e Kufizuar në këtë ZVAP.

Zhvillimi profesional dhe përditësimi me zhvillimet e fundit në fushën e psikologjisë ka qenë në fokus të vazhdueshëm, duke qenë pjesëmarrëse në sesione të ndryshme të trajnimit, kurseve profesionale dhe shkëmbimeve të eksperiencave në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar.

Disa nga temat e trajnimit kanë qenë: Mbrojtja e fëmijëve në shkolla, Mbështetja e fëmijëve me aftësi të kufizuar në kontekstin shkollë, Trajtimi i çrregullimeve të ndryshme psikologjike, Dhuna në familje dhe ajo me bazë gjinore, Komunikimi dhe angazhimi i të rinjve, Zgjidhja e konflikteve, etj.

Këshillimi i fëmijeve dhe të rinjve është një fushë me interes parësor për të si dhe angazhimi në shoqërinë civile duke bërë që të jetë e përfshirë në projekte për të drejtat e fëmijëve si dhe grave dhe vajzave.

Mirëqenia e fëmijëve duhet të jetë parësore për zhvillimin e potencialit të plotë të tyre.

IDRIZ ALIAJ – Mësues i lëndës : Matematikë

Lindur më 02/01/1961 në Përmet, ka përfunduar gjimnazin “Sami Frashëri” në këtë qytet në vitin 1980.

Në vitin 1986 ka përfunduar studimet e larta në Universitetin e Tiranës , Fakulteti i Shkencave Natyrore , dega Matematikë duke marrë titullin “ Mësues për shkollat e mesme”

Ka punuar si mësues matematike në Tropojë nga viti 1986 -1991.

Në vitet 1991- 1997 ka punuar si mësues matematike dhe drejtor shkolle në Tepelenë.

Në vitin 1997 – 1998 mësues në Hardhishtë, Durrës.

Në vitet 2003-2007 mësues matematike në gjimnazin jopublik “ Vëllezërit Kajtazi” Durrës.

Në vitet 2007-2018 ka punuar si drejtor shkolle në gjimnazin Jopublik “ Kasa” dhe gjatë viteve 2018-2020 mësues matematike në shkollën “Nënë Tereza” Durrës.

Në vitet 2020-2023 mësues matematike në gjimnazin “ Leonik Tomeo” Durrës.

Ka një eksperiencë të gjatë në arsim si mësues matematike dhe drejtues shkolle, mbi 30 vjet. Eshtë dalluar për kontributin e tij në fushën e mësimdhënies / të nxënit dhe edukimin e brezave në vazhdimësi .Ka kryer kurse dhe trajnime të shumta në fushën e mësimdhënies. Ka pasur rezultate të mira me maturat shtetërore në vite. Eshtë vlerësuar nga Ministria e Arsimit si mësues i dalluar. Ka titullin “ Mësues Mjeshtër”. Sot është pjesë e stafit pedagogjik të gjimnazit jopublik “Ibrahim Kodra” Durrës, si mësues matematike në gjimnaz.

Motoja e këtij mësuesi mbetet: “Nuk mund të edukosh pa dhënë dije, dhe çdo dije vepron mbi edukimin”.

Yllka Vrenozaj

Lindur në Përmet më  07.04.1981.

Ka përfunduar studimet e larta në vitin 2004, në degën Cikli i Ulët, në Fakultetin e Shkencave të Edukimit, Universiteti “Eqrem  Çabej”,Gjirokastër.

Ka një përvojë pune 15-vjeçare si mësuese e ciklit fillor në arsimin publik.

Në vitin 2019  kualifikohet në kategorinë “Mësues specialist” me rezultatin “Shumë mirë”.

Certifikuar nga DAR,Durrës me motivacionin “Për kontribut të çmuar në fushën e arsimit”.

Ka ndjekur vazhdimisht trajnime të ndryshme që lidhen me mësimdhënien,ku dhe është certifikuar.

Zotëron aftësi shumë të mira kompjuterike.

Një punë e suksesshme udhëhiqet nga pasioni për mësimdhënien dhe karakterizohet nga komunikimi i mirë, përkushtimi dhe korrektësia.

Cikël i ulët-AIDA BAÇI është pjesë e stafit pedagogjik të shkollës jopublike “Ibrahim Kodra”.

-Ajo ka lindur në Durrës më 28/07/1990.

-Ka përfunduar shkollën e mesme në gjimnazin “Naim Frashëri”, Durrës.

-Studimet Bachelor në vitet 2009-2013 në Fakultetin e Edukimit, në Universitetin e Durrësit “Aleksandër Moisiu”, dega “Cikël i Ulët”.

-Në vitet 2013-2015 ka kryer Masterin Shkencor në Fakultetin e Edukimit pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu”, dega “Edukim në Vazhdim”.

-Aida ka punuar në shkolla publike dhe jopublike në qytetin e Durrësit, duke përfituar një përvojë shumë të mirë në mësimdhënie si dhe një komunikim shumë të  mirë me prindërit dhe stafet pedagogjike ku ka punuar.

-Eksperiencë disa vjeçare në pjesën e studimit pas shkolle.

-Është vazhdimisht e përfshirë në veprimtari artistike dhe kualifikuese.

-Përfshihet në zhvillimin cilësor të të gjitha marrëdhënieve brenda klasës, duke mbështetur dhe ndihmuar nxënësit të kenë sukses.

Xhensila Hoxha lindur në qytetin e Durrësit më 26.06. 2000. Ka përfunduar shkollën e mesme të përgjithshme “Leonik Tomeo ”. Ka ndjekur dhe përfunduar studimet Bachelor në programin e studimit “Histori” Fakulteti Juridik në Universitetin “Aleksandër Moisiu”,Durrës. Në vitin 2023 ka mbyllur ciklin dy vjeçar të Masterit Shkencor për “Histori” pranë Fakulteti Juridik në Universitetin “Aleksandër Moisiu”,Durrës. Ka njohuri shumë të mira në gjuhën angleze & dhe aftësi shumë të mira kompjuterike. Që prej vitit 2023 është pjesë e stafit të shkollës “Ibrahim Kodra” si  mësuese  asistente e klasës së parë.

Cikël i ulët(CU) – Sidorela Bleta lindur në qytetin e Durrësit më 20.01.1994. Ka përfunduar shkollën e mesme të përgjithshme “Gjergj Kastrioti”, Durrës. Ka ndjekur dhe përfunduar studimet Bachelor në programin e studimit “Mësuesi Për Arsimin Fillor”, Fakulteti i Edukimit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”,Durrës. Në vitin 2020 ka mbyllur ciklin dy vjecar të Masterit te Shkencave për “Edukim ne vazhdim” pranë Fakulteti të Edukimit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”,Durrës. Ka njohuri të mira në gjuhën angleze & italiane dhe aftësi shumë të mira kompjuterike.

Që prej vitit 2023 është pjesë e stafit të shkollës “Ibrahim Kodra” si asistent mësuese e klasës së parë

ANISA NACE
Lindur dhe banuese në qytetin e Durrësit.
Ka përfunduar shkollën e mesme të përgjithshme në gjimnazin “Naim Frashëri”, Durrës në vitin 2005.
Gjatë viteve 2005-2009 ka ndjekur studimet e larta pranë Universitetit shtetëror të Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, në degën Gjuhë shqipë dhe Letërsi, diplomuar me titullin “Mësues i gjuhës dhe letërsisë për shkollat e mesme”. Rrugëtimi i saj si mësuese zë fill në vitin 2009 duke punar në shkolla 9-vjecare dhe të mesme në qytetin e Durrësit.
Përvoja mbi dhjetë vite në arsim e ka sprovuar me nxënës të grupmoshave të ndryshme, duke bërë që dashuria për pofesionin dhe përkushtimi ndaj nxënësve ta shoqërojë në punën e përditshme.
Ajo ka ndjekur trajnime të shumta me në fokus mësimdhënien dhe mësimnxënien. Zotëron kategorinë e dytë në AML ku merr titullin “Mësues specialist”.
Anisa është njohëse e gjuhëve të huaja angleze dhe italiane në nivelin shumë mirë.
Motoja e saj: “Pasioni dhe përkushtimi në profesion thyejnë çdo sfidë apo barrierë.”

Ekonomi- Merita Shuka
Lindur nё Durrës.
Pёrfunduar gjimnazin “Gjergj Kastrioti”, Durrёs, dhe studimet e larta nё Tiranё nё vitet 1980- 1984 (Universiteti i Tiranës, Fakulteti Ekonomik – Dega Ekonomi Politike)
Zotёron kategorinё e parё tё kualifikimit: “Mёsuese mjeshtre”
Ka pёrvojё mbi 40 vjeҫare nё fushёn e edukimit ekonomik tё tё rinjve, duke punuar nё institucione/gjimnaze tё ndryshme nё Durrёs dhe Tiranё.

Merita ёshtё trajnuar dhe kualifikuar jashtё vendit nё fushёn e mёsimdhёnjes dhe si trajnuese kombёtare e edukimit ekonomik(USA/Letoni); për Lidership në Arsim (Hollandё); mbi diversitetin kulturor në shkollë dhe jashtë saj(Gjermani); mbi menaxhin programesh në fushën e edukimit ekonomik (Kroaci); në programin e shkëmbiminit ndërkulturor të të rinjve nëpёrmjet teknologjisё sё kompjuterit nё shkollё (Hungari); mbi pёrdorimin e lojrave (games) nё mёsimdhenje, mbi mёsimdhenjen bazuar nё projekte, mbi pёrdorimin e aftёsive digjitale nё mёsimdhje (tё gjitha tё mёsimpёrmet nga Teacher Academy-Bashkimi Evropian);etj etj dhe shumё kualifikime dhe trajnime tё tjera brenda vendit.

Merita ёshtё hartuese e tezёs sё maturёs shtetёrore, lёnda ekonomi nё vite tё ndryshme.
Ajo ёshtё ҫertifikuar nga QSHA,si:
• hartuese e fondit tё pyetjeve tё testeve tё maturёs shtetёrore, lёnda ekonomi.
• vlerёsuese e testeve tё maturёs shtetёrore lёnda ekonomi.
Merita ka qenё anëtare e grupit kombëtar për hartimin e kurrikulës dhe programeve të gjimnazit për lëndët: Ekonomi bërthamё- Klasa 12; Ekonomi e avancuar -Klasa 12; Aftёsim pёr jetën dhe karrierë- Klasa 11-12; Sipёrmarrja-Klasa 9

Merita ёshtё autore/ bashkёautore e botimeve tё ndryshme nё fushёn e edukimit ekonomik dhe tё mёsimdhёnjёs si mё poshtё:
Tekste shkollore
• Teksti i nxënësit “Ekonomia 12”, Bёrthamё, Shtëpia Botuese “Mediaprint”,
• Teksti i nxënësit “Ekonomia 12”- Me zgjedhje të detyruar”. Shtëpia Botuese “Mediaprint”
• Libёr ushtrimesh (pёrgatitje pёr maturёn shtetёrore), Shtëpia Botuese “Mediaprint”,
Tekste për mësuesit
• “Libër mësuesi- Ekonomi 12”, Shtëpia Botuese “Mediaprint”
• “Udhëzues kurrikular- Fusha: Shkenca shoqërore, Botim i IZHA
• “Udhëzues kurrikular- Fusha: Aftësitë për jetën”, Botim i IZHA
Libra për mësimdhënje
• Konsulente për librin: “Bumet, rënjet krizat”; Shtëpia Botuese “Mediaprint”,
• Konsulente për librin: “Paratë kanë rëndësi”; Shtëpia Botuese “Mediaprint”,
• Konsulente për librin: “Investimet”; Shtëpia Botuese “Mediaprint”,
Shkrime
• “Motivimi i punonjësve”, Libri “Të udhëheqësh ndryshimin” Shtëpia Botuese “KRISTALINA-KH”
• “Organizimi dhe drejtimi i mbledhjeve efektive”, Libri “Të udhëheqësh ndryshimin” Shtëpia Botuese “KRISTALINA-KH”
• “Përmirësimi i aftësive për të dëgjuar të tjerët, nevojë për komunikim efektiv në punë” Libri “Të udhëheqësh ndryshimin” Shtëpia Botuese “KRISTALINA-KH”

Merita zotёron shumё mirё gjuhёn angleze (e ҫertifikuar nga Michigan Englisht Test) dhe gjuhёn italiane.

Filozofia e saj e mёsimdhёnjes:
Ndikimi i mёsuesit shtrihet pёrtej mureve tё klasёs/shkollёs, edhe nё tё ardhmen e nxёnёsve.

Jorgjeta Basho
Është  pjesë e stafit pedagogjik të shkollës jopublike ‘’Ibrahim Kodra’’
Lindur ne Korçë më 1.10.1963
Ka mbaruar studimet e larta në Fakultetin e Shkencave të Natyres në Universitetin e Tiranës ,Dega Fizikë në vitet 1982-1986, ku diplomohet si ‘’Mësuese e fizikës për shkollat e mesme”
Ka një ekperiencë prej 38 vitesh në fushën e mësimdhënies.
Karriera e saj fillon në shkollën e mesme “Haxhi Qehaj’’ në Rrogozhinë, nga shtator 1986 deri ne mars 1991
Nga mars 1991 deri në 1 shtator 2024 ka punuar për 33 vjet në gjimnazin ‘’Naim Frashëri’’ ku dallohet për punën e saj të palodhur duke kultivuar te nxënësit dashurinë për lëndën e fizikës.
Ka dhënë  kontributin e saj në:
-Përgatitjen e nxënësve për Maturën Shtetërore (me rezultate të larta në këtë proces)
-Përgatitje e nxënësve për olimpiadën kombëtare të fizikës që rezulton më nxënës fitues në vendet  e para, dyta dhe treta.
Prej vitesh ka qenë hartuese dhe vlerësuese e testeve të olimpiadave kombëtare të lëndës së fizikës.
Mban titullin ‘’Mësues mjeshtër’’
Për arritje të larta në procesin mësimor në mars 2004 është vlereësuar ndër 10 mësuesit më të mirë të rrethit dhe është përzgjedhur “Mësues i Vitit’’ nga DAR Durrës
Për kontributin e shquar në fushën e arsimit, pasionin dhe përkushtimin në përçimin e vlerave, dijes dhe qytetarisë për edukimin shkencor dhe atdhetar të shumë brezave të nxënësve vlerësohet nga BASHKIA DURRËS me ‘’Certifikate Mirënjohje’’
Zotëron njohuri dhe aftesi të mira në përdorimin e teknologjisë e metodave interaktive për te krijuar një proces mësimdhënieje-nxënije sa me cilësor.

Zanë Gjoni është pjesë e stafit të shkollës “Ibrahim Kodra” si mësuese e Gjuhës shqipe dhe e Letërsisë për arsimin e mesëm të lartë.
Studimet e larta i ka kryer në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, në degën Gjuhë shqipe dhe Letërsi, Universiteti i Tiranës.
Ajo u diplomua në vitin 2009 duke marrë titullin “Mësuese e Gjuhës shqipe dhe e Letërsisë për shkollat e mesme”.
Në vitet 2017-2019 ka kryer masterin profesional për Redaktori, master në të cilën është diplomuar me mesatare 9.3.
Zana ka një përvojë prej 15 vjetësh në fushën e mësimdhënies, në shkolla të ndryshme jo vetëm të Durrësit, por edhe të Shqipërisë, si: në Tiranë, Shkodër, Durrës.
Eksperiencën e saj të parë si mësuese e ka nisur në kolegjin turk “Turgut Ozal”, në Tiranë, për të vijuar më tej në kolegjin turk “Hasan Riza Pasha”, në Shkodër dhe për ta vazhduar misionin e saj me shumë pasion, përkushtim dhe profesionalizëm në qytetin e Durrësit.
Në vitin 2022 kualifikohet me rezultatin “Shumë mirë” dhe fiton titullin ” Mësues i specializuar”.
Është përzgjedhur “Mësues i Vitit”, më 2023.
Metodat e saj të mësimdhënies janë tërheqëse dhe frymëzuese, duke krijuar një ambient të ngrohtë dhe nxitës për të mësuar.
Zotëron njohuri të mira në gjuhët e huaja, si: italisht, turqisht, anglisht, frëngjisht.
Në vitin 2021 ka përkthyer nga turqishtja romanin “Pa prekur”.
Përkthimet dhe redaktimet janë pasion i saj.
Është njohëse shumë e mirë e programeve kompjuterike.
Motoja e saj: “Pasioni për punën, korrektësia, ambienti i ngrohtë i krijuar gjatë orëve mësimore dhe nxënësit të mos mësojnë thjesht fjalë, por sesi të shprehin vetveten me qartësi dhe kreativitet.”

Esmeralda Igrishta
Esmeralda Igrishta lindur në Elbasan më 27.03.1987. Ka përfunduar shkollën e mesme pedagogjike në Elbasan. Ka ndjekur shkollën e lartë në Universitetin “Aleksander Xhuvani”, Elbasan në vitin 2024. Përfundon master profesionial në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Punën si mesuese e nisi në qytetin e Elbasanit. E afërt dhe korrekte në aftësitë komunikuese me nxenesit, prinderit dhe koleget.
Zotëron njohuri të mira në gjuhën angleze dhe italiane si dhe në fushën teknologjisë së informacionit
Është pjesë e stafit të shkollës “Ibrahim Kodra” si mësuese asistente që prej vitit 2024

Borjana Skënderi – lindur në qytetin e Librazhdit më 10.11.200. Ka përfunduar shkollën e mesme të përgjithshme “Olsi Lasko”, Durrës. Ka ndjekur dhe përfunduar studimet Bachelor në programin e studimit “Mësuesi për Arsimin Fillor”, Fakulteti i Edukimit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Në vitin 2024 ka mbyllur ciklin dy vjeçar të masterit profesional për “Mësuesi në Arsimin Fillor” pranë Fakultetit të Edukimit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ka njohuri të mira në gjuhën angleze dhe italiane si dhe aftësi të mira kompjuterike.
Që prej vitit 2024 është pjesë e stafit të shkollës “Ibrahim Kodra” si mësuese asistente e klasës së parë.

FATBARDHA UKA

Cikël i ulët(CU) – Fatbardha Uka lindur në qytetin e Tropojës më 13.12.1966. Ka ndjekur  studimet në Elbasan dhe është diplomuar në profilin “Mësuesi e Ciklit të Ulët” në Durrës. Është mësuese e kualifikuar me eksperiencë 29 vjecare në mësimdhënie. Ka kryer trajnime të ndryshme në lidhje me metoda bashkëkohore të mësimdhënies e mësimnxënies. Ka aftësi shumë të mira komunikuese me fëmijët, prindërit dhe kolegët.Vepron me respekt, integritet dhe në mënyrë etike kudo,brenda dhe jashtë mjediseve të shkollës. Me eksperiencën shumë vjecare ka treguar gjithnjë përkushtimin dhe pasionin për punën me nxënesit. Që prej vitit 2024 është pjesë e stafit të shkollës “Ibrahim Kodra”.

Arbër Çepele – Mësues i Edukimit Fizik.
Lindur në 13.06.1988 në Fier. Ka përfunduar shkollën e mesme sportive “Benardina Qerraxhia” në specialitetin Basketboll. I diplomuar në Universitetin e Sporteve Tiranë, në fushen e Edukimit Fizik, ku ka përfunduar dhe masterin pofesional në fakultetin “Shkencat e Lëvizjes” për arsimin e mesem. Me një pasion te madh për sportet, ai përkushtohet në ndihmën e nxënësve për të zhvilluar aftësit fizike dhe për të adoptuar një mënyrë jetese aktive dhe të shëndetshme.

Marina Pano

Msc. Marina Pano është mësuese e gjuhës gjermane.
E lindur më 8 Korrik 2000.
Ka përfunduar shkollën e mesme tek “Naim Frashëri” në Durrës dhe ka mbaruar studimet universitare në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, dega Gjuhë Gjermane, në Universitetin e Tiranës.
Në vitin 2023, ka përfunduar studimet master në Mësuesi për Gjuhë Gjermane, në po të njëjtin universitet.

Fillimet e saj në përvojën si mësuese e ka patur në një shkollë jopublike në Tiranë.
Gjuha angleze është një tjetër gjuhë të cilën Marina zotëron në nivelin shumë mirë.
Moto e saj: “Gjuha e huaj nuk është thjesht një gjuhë tjetër, por një hap më afër mundësive të reja.”

Anxhela Dervishaj

Anxhela Dervishaj lindur më 13.07.1996, në qytetin e Durrësit.
Ka përfunduar shkollën e mesme “Naim Frashëri”, Durrës.
Mbaroi studimet e larta në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në degën Gjuhë shqipe dhe Letërsi në vitin 2017.
Vijoi studimet master në të njëjtin universitet dhe në vitin 2019 u diplomua në ciklin e dytë të studimeve, Master Profesional në Mësuesi për degën Gjuhë shqipe dhe letësi, për arsimin e mesëm.
Praktikën profesionale e kreu ne gjimnazin “Leonik Tomeo” në vitin 2020, vit në te cilin dhe u licencua.
Më parë ka punuar në një nga shkollat publike të qytetit të Durrësit.
Anxhela zotëron gjuhën angleze dhe italiane.

Joana Hazisllari – Mësuesi në Edukimin Fizik dhe Shëndetësor .
Lindur me 25.07.2000
Ka përfunduar:
•Shkollën e mesme në gjimnazin “Naim Frasheri” Durrës.
•2018-2021 Studimet e larta Bachelor në “Universiteti i Sporteve Tiranë” (UST)
•2022-2024 Master i Shkencave Mësuesi në Edukimin Fizik dhe Shëndetësor në të njëjtin universitet(UST)
•Zotërim i gjuhës Angleze
•Trajnim nga “World Athletic” për fëmijët, certifikatë “Kid’s Athletics Practitioner Training Workshop”
•Sportiste elitare prej 13 vitesh (Atletikë) duke përfaqësuar ekipin e qytetit të Durrësit po ashtu dhe ekipin Kombëtar në kampionate ndërkombëtare .
•Kampione Kombëtare për 10 vite

Hanife Gjongecaj
Lindur në Durrës, më 27.06.1959.
Ka mbaruar shkollën e mesme Pedagogjike në Durrës dhe është diplomuar në profilin ” Mësues i ciklit të ulët 8-vjecar” në vitin 1978 .
Mban titullin “Mësues Mjeshter” që prej vitit 2000. Ka një eksperiencë 45 vjecare në mësimdhënie.
Ka kryer trajnime të ndryshme në lidhje me metodat bashkëkohore të mësimdhënies dhe mësimnxënies. Gjithashtu ka aftësi shumë të mira komunikuese me fëmijet, prindërit dhe kolegët.
Tregon respekt, integritet dhe etikë të lartë kudo, brenda dhe jashtë mjediseve të shkollës.
Në eksperiencën e saj shumëvjecare ka treguar gjithnjë përkushtim dhe pasion në punën me nxënësit.

Hike Islami
Hike Islami- është pjesë e stafit pedagogjik të shkollës “Ibrahim Kodra” si mësuese e gjuhës angleze në ciklin 9-vjecar.
Ka ndjekur dhe përfunduar studimet Bachelor, në programin e studimit Gjuhë Angleze në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës.
Vijoi studimet në Master Profesional për “Mësimdhënie në Gjuhën Angleze’” në po të njëjtin universitet me rezultate shumë të mira.
U licencua për ushtrimin e profesionit të mësuesit në profilin Gjuhë Angleze në vitin 2020.
Ka punuar në shkolla të ndryshme publike dhe jopublike në Durrës.
Ka ndjekur trajnime të shumta me mësimdhënës vendas dhe të huaj, me në fokus mësimdhënie dhe mësimnxënie të integruar të gjuhës angleze me metoda bashkëkohore.
Ka aftësi shumë të mira komunikuese me fëmijët, prindërit dhe kolegët.
Zotëron shumë mirë gjuhën greke dhe gjuhën gjermane në nivelin mirë.

Mereme Rrustaj
Është pjesë e stafit pedagogjik të shkollës “Ibrahim Kodra”.
Lindur në Tropojë me 21.02.1959.
Ka mbaruar shkollën e mesme pedagogjike “Shejnaze Juka” në Shkodër në vitin 1978.
Në vitin 2012 ka përfunduar Studimet Universitare të Ciklit të Parë në Fakultetin Shkencave Sociale ku ka mbrojtur diblomën në nivelin Bachelor në degën Mësuesi për Arsimin Fillor.
Deri në vitin 1991 ka punuar në një prej shkollave 8-vjeçare të rrethit Tropojës.
Pas transferimit në Durrës në vitin 1999 ka punuar për një vit në Qendrën e Zhvillimit në Durrës si mësuese speciale.
Nga vitin 2000- 2006 ka punuar në shkollën 9-vjeçare “Neim Babameto” Durrës.
Që nga viti 2007 e deri në vitit 2019 ka punuar në shkollën 9-vjeçare “Qemal Mici” në Durrës.
Gjithnjë e përkushtuar në punën e saj duke arritur rezultate të larta në procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies.
Në mars të vitit 2019 mori me titull “Mësues i vitit” nga Zyra Vendore Arsimore, Durrës dhe në mars të vitit 2020 i jepet çertefikatë “Mirënjohje Publike” për kontributin e dhënë në fushën e Arsimit Parauniversitar nga Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë.

Alma Qamo
Është pjesë e stafit pedagogjik të shkollës ” Ibrahim Kodra ” . Ka përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës, dega Biologji në vitet 2006 – 2010 , ku diplomohet “Mësues i Biologjisë për shkollat e mesme” .
Ka një eksperiencë 15 vjeçare në arsim, ku dallohet per kontributin e saj ne disa drejtime:

  • Pregatitje e nxënsve për Maturën Shtetërore, rezultate maksimale.
  • Pregatitje të nxënësve për olimpiadën kombëtare të biologjisë me nxënës fitues në vendet I, II, III .
  • Hartuese e pyetjeve të fondit të mjekësisë.
  • Ka dhënë kontributin si vlerësuese e testeve të Maturës Shtetërore dhe olimpiadave kombëtare.
    Mban titullin ” Mesues specialist”.

Është njohëse e gjuhës angleze, e cila zotëron çertifikatën e mbrojtjes( TOEIC-B2) dhe e gjuhës italiane ne nivelin mirë.
Zotëron njohuri dhe aftësi në përdorimin e metodave interaktive për një mësimdhënie-nxënie në mënyrë krijiese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shkolla "Ibrahim Kodra"

REGJISTROHU