Muaji i letërsisë.
Këtë muaj gjimnazistët tanë ia dedikuan të madhit dhe prestigjozit të letërsisë sonë dhe më gjërë, Ismail Kadare.
Prej korrikut të këtij viti nuk është më vetëm fizikisht, por testamenti i jashtëzakonshëm që ai la pas, vepra e tij madhështore frymon edhe më e fuqishme duke përhapur flladin e vlerave të saj estetike tek kushedi sa lexues e vende të botës.
Nuk do mjaftonte as një orë, as një jetë për të diskutuar për Kadarenë, por këtë radhë nxënësit u përpoqën të sjellin një ore vlerësuese dhe interpretuese që na mbajti mbërthyer të gjithëve.
Ndjesia që përjetuam gjatë këtij aktiviteti ishte krenarina se jemi populli që e lindi dhe e pati Ismail Kadarenë.
“…Dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe,
të ndodhte ndryshe s’kish sesi.
U desh të zhdukeshin përbindëshat,
që në k’të botë të vije ti…”
E Kadare me letërsinë e tij zbut përbindëshat dhe krijon habitate frymëzuese me një identitet të papërsëritshëm.