Në një takim miqësor me profesoreshë Brunilda Zenelaga, një nga autoret e librit “Qytetaria 10” dhe nxënësit e klasave të dhjeta të shkollës “Ibrahim Kodra”

Sekreti i edukimit mbështetet në respektin për nxënësit. R. W. EMERSON

Kështu e nisi bisedën profesoreshë Zenelaga dhe tregoi mes të tjerash cilat janë hapat e shkrimit të një libri, nga ideimi i tij deri në marrjen nëpër duar nga nxënësit. 
Na tregoi se kur shkruan një libër për nxënësit ndjen përgjegjësi, dashuri për dijen, optimizëm dhe krenari.
Qëllimi i këtij takimi ishte që nxënësit të vendoseshin në pozita vlerësuese të librit të tyre, me të cilin kanë mësuar gjatë një viti shkollor.
Të dallonin temat që i kanë bërë ata më interaktivë dhe temat që kanë ndjerë vështirësi në të mbajturit mend apo riprodhimin e tyre. Të vlerësonin sipas mundësive te tyre saktësinë shkencore, saktësinë gjuhësore, ilustimin figurativ, etj.
Një pyetësor i detajuar ku nxënësit ndjenë përgjegjësi në vlerësimet që dhanë.

Një bisedë e ngrohtë ku secila palë mori mbresa të mira.

Faleminderit profesoreshë Bruna!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shkolla "Ibrahim Kodra"

REGJISTROHU
Regjistrimet në kopshtin "Ibrahim Kodra" për vitin 2024-2025 kanë filluar!