Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve, nxënës të shkollës sonë, gjithashtu aktivistë të Kryqit te Kuq, Durrës, vizituan sot, më dt. 1 tetor 2018 Qendrën Ditore të të Moshuarve duke ndarë me ta buzëqeshje, ngrohtësi, mirënjohje e dashuri duke ua berë këtë ditë të moshuarve më të bukur. Dikush shtron tryezën, një tjetër bën kafenë e mëngjesit, disa luajnë domino e më së fundi bisedat e ngrohta me ata qe presin shumë përkujdesje e dashuri nga ne.