Ekziston në botë vetëm një shteg, përgjatë të cilit mund të ecësh drejt përparimit. Është arsimi, dija. Mos pyet sa e vështirë është, nisu dhe zbuloje… Do të kesh edhe shpërblimin në të! (NIÇE)
Vjen kjo thënie e Niçes pas një dite, kur mes nxënësish dhe shkollave të bashkisë se Durrësit, renditen edhe nxënësit e shkollës “Ibrahim Kodra”, duke iu bashkuar një takimi në bashkinë e qytetit.
Pjesë e këtij takimi ishin nxënësit e eskelencës të cilët u renditën më të mirët e Maturës Shtetërore 2017-2018, si dhe fitues të Olimpiadave Kombëtare 2017-2018.
Kryebashkiaku z. Dako u shpreh në fjalën e tij se: “Ky shpërblim financiar është një akt modest që Bashkia e Durrësit realizon, por më shumë duam të përcjellim idenë që ne i vlerësojmë nxënësit të cilët arrijnë këto rezultate, sepse ne besojmë tek e ardhmja, besojmë tek ju që jeni një brez i ri, i cili do ta çojë përpara qytetin e Durrësit.”
14 nxënësit e shkollës sonë, të emocionuar nga ky falenderim, dhanë të kuptojnë se
nuk ka asnjë sekret në pasjen e suksesit. Ai është rezultat i përgatitjes, punës së madhe, mësimeve që kërkojnë vullnet e vendosshmëri e bëhet më e lehtë e gjitha kjo, kur nuk mungon motivimi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shkolla "Ibrahim Kodra"

REGJISTROHU
Regjistrimet në kopshtin "Ibrahim Kodra" për vitin 2024-2025 kanë filluar!