Toka qesh me lulet dhe fëmijët!
Fëmijët janë si lulet, janë zbukurim i jetës së njeriut dhe shoqërisë.
Janë zbukurim i familjes dhe shkollës, janë zbukurim i përditshmërisë…
Ashtu siç është e veçantë bota e fëmijëve, është e veçantë edhe bota e luleve.
Sot këto dy botë që ngjajnë aq shumë, dhanë e morën prej njëra-tjetrës.
Konkursi “LULJA MË E BUKUR” ishte aktiviteti që organizuan nxënësit e klasave fillore të shkollës sonë.
Qëllim i këtij konkursi ishte të edukohet ndjenja e së bukurës tek fëmijët dhe të kuptonin ata, se të kujdesesh për një lule kërkon përkushtim dhe dashuri, ashtu siç prindërit dhe mësueset e tyre kujdesen çdo ditë për fëmijët e nxënësit e tyre.