Momente nga ceremonia e marrjes së Çmimit të Argjendtë në STRASBOURG
FRANCË për grupin përfaqësues të skuadrës “Bio-Love”, nga shkolla “Ibrahim Kodra” Shqipëri.
Nadia Dizdari,
Olti Shera,
Alina Xhani
Dr. Laura Gjyli, profesoresha udheheqëse e tyre, ishin pjesë ceremonisë së ndarjes së çmimeve fituese në Olimpiadën e parë Ndërkombëtare mbi “Njohuri më të mira kundër katastrofave”, organizuar në kuadër të projektit BeSafeNet nga Mbrojtja Civile e Qipros, me mbështetjen e Marrëveshjes së Katastrofave të Mëdha (EUR-OPA) nga Këshilli i Europës.
Eksperiencë e bukur fitimtarësh, që motivon nxënësit e shkollës “Ibrahim Kodra” për të tjera hapa të tillë pjesëmarrjesh, ku garuesit identifikohen me ngjyrat e flamujve të ndryshëm.