Shkolla Ibrahim Kodra rrëmben KUPËN e FESTIVALIT VI të Ansambleve Popullore në qytetin e Durrësit për shkollat 9-vjeçare.
Ky festival i ideuar dhe i realizuar për herë të gjashtë radhazi nga QKF-Durrës në bashkëpunim me ZVA- Durrës është një promovim për mbrojtjen, ruajtjen, përjetësimin dhe edukimin e trashëgimisë kulturore shqiptare tek fëmijët e shkollave 9-vjeçare të qytetit.
Shkolla Ibrahim Kodra gjithmonë ka qenë pjesëmarrëse dhe ka përkrahur idenë e festivalit për të përfshirë dhe ushqyer respektin për traditën kulturore fëmijët, por këtë vit grupet tona artistike triumfuan duke ngritur mes fituesve KUPËN E FESTIVALIT 🏆
Ky festival organizohet si i përvitshëm, por duke konsideruar vështirësitë që ky vit shkollor pati, nxënësit e shkollës sonë ditën ta sfidonin në mënyrën më të bukur dhe ja ku vjen çasti i fitores që nënvlerësoi çdo vështirësi të vitit dhe në mendjet dhe zemrat tona nguliten kujtimet më të bukura të fitores dhe një pune me përkushtim.
Është kaq i bukur folklori ynë dhe kaq e bukur dhe entuziaste fitorja kur në thelb të saj ka qenë kënga, vallja, loja dhe kostumet popullore, si vlera të pamohueshme të krijuara prej shekujsh.
Njihuni me çmimet që ibrahimsat rrëmbyen sot. ⭐⭐⭐🏆⭐⭐⭐
⭐KUPA E FESTIVALIT – Shkolla Ibrahim Kodra 🏆
⭐
⭐ Kënga. Megan Bardho – Çmimi Special. Kategoria III
⭐ Këngë. Kejtlin Gjata – Çmimi I – Kategoria I
⭐ Loja popullore. Çmimi I
⭐ Vallja popullore. Çmimi I. Kategoria II
⭐ Vallja popullore. Çmimi III Kategoria I
SUKSESE TË GJJTHËVE DHE ZEMRA JU KËNDOFTË NË EMËR TË DASHURISË PËR TRASHËGIMINË KULTURORE TË VENDIT TONË