“Sa bukur vijmë te Ty”
është titulli i këngës së Kaltrës dhe Lurenit, të cilët janë nxënësit e klasës së katërt të shkollës sonë.
Të dy ata, bashkë me shokët e tjerë të klasës dhe nën kujdesin e mësuese Edës, ishin të parët që hapën dyert e klasave të ciklit të ulët, këtu e para katër viteve.
Ata ishin aq të vegjël sa shpesh të rriturit e gjimnazit i konsideronin lezeti i korridoreve me të cilët kënaqeshin dhe kujtonin vogëlinë e tyre.
Sot ata mbarojnë klasën e katërt.
Në rrugëtimin e tyre me mësuese Eda Katroshin ç’nuk kanë mësuar dhe kushedi sa kujtime kanë ngulitur në mendjen dhe zemrat e tyre.
Këtë vit mësuese Eda do t’i kthehet sërish klasës së parë dhe të vegjlit e saj që shoqëroi, u kujdes, mësoi dhe edukoi do të nisin rrugëtimin me mësuesit e ciklit 9 vjeçar, por nuk mund të ndodhte që një nga dashuritë e bukura mësues-nxënës, në rastin e tyre të mos shënjonte me një kujtim të paharruar.
Një këngë e realizuar me aq kujdes dhe dashuri ishte ideja më gjetur…
Ju ftojmë ta ndiqni! Tashmë e gjeni në kanalin tonë YouTube.
“Sa bukur vijmë te Ty”
• Këndon Kaltrina Leka dhe Luren Daja
• Teksti: Eda Katroshi
• Muzika: Endri Muçaj
• Kamera dhe video: Denis Simaku & Athanas Argjiri