“Kufijtë e gjuhëve që ne njohim nënkuptojnë kufijtë e njohjes tonë mbi botën.” (Ludwig Wittgenstein)

26 Shtator – Dita Evropiane e Gjuhëve, vendosur nga Bashkimi Evropian që prej vitit 2001. Kjo ditë synon të inkurajojë të gjithë të mësojnë gjuhët evropiane dhe t’i trashëgojnë për t’i mbajtur gjallë ato si pasuri e paçmueshme e popujve dhe kulturave europiane dhe jo vetëm. Nxënësit e shkollës sonë respektuan këtë ditë duke zgjuar të gjithë fantazinë e tyre në një projekt të përbashkët festiv dhe përurues. Me rastin e Ditës Evropiane të Gjuhëve, ata kuptuan se nuk duhet të nënvlerësojnë kurrë fuqinë e gjuheve, pasi ato janë një nga urat më të fortifikuara për t’u lidhur mes kulturash të vendeve të dryshme dhe për të qenë bashkëjetues të afërt brenda familjes së madhe europiane. Gëzuar Ditën Evropiane të Gjuhëve!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shkolla "Ibrahim Kodra"

REGJISTROHU
Regjistrimet në kopshtin "Ibrahim Kodra" për vitin 2024-2025 kanë filluar!