Shkolla “Ibiahim Kodra” vijon ndërvite bashkëpunimin dhe pjesëmarrjen në konkursin “Pyet Gjyshërit” organizuar nga IDMC. Këtë edicion ishin dy nxënëset e klasave të X, Gesiana Kurbala dhe Emi Zoga të cilat paraqitën idetë e tyre në kategorinë Arte Figurative dhe Multimedia ku u përzgjodhën mes 50 punimeve më të mira të shkollave të mesme, inkurajim për të cilat do të ofrohet një udhëtim në vendet e kujtesës në Shqipëri. *Çmimi Inkurajues* për punimin e Gesiana Kurbala ishte një tjetër motivim për të tjera pjesëmarrje në konkurse të tilla. Faleminderit IDMC, për mundësinë që u jep të rinjve të njohin historinë e vendit tonë në mënyrën më kreative dhe reflektuese!Suksese vajzave tona, Gesiana dhe Emi!