Në kuadër të Tetorit, muajit të artit dhe të letërsisë, klubi letrar, “Takohemi për një libër, eja me një poezi” finalizoi aktivitet në kuadër të këtij muaji.
Orë poetike me krijime dhe vlerësime për tre korifenjtë e poezisë shqipe, për nder të të cilëve mori edhe emrin ky muaj.
Tetoristët e poezisë shqipe At Gjergj Fishta, Migjeni, Dritëro Agolli erdhën të gjallë mes nesh përmes interpretimeve të nxënësve.
Vargu dominoi në këtë aktivitet, por në dekor të fjalës poetike erdhi edhe ngjyra përmes një ekspozite me piktura, edhe tingujt në piano, apo muzika që në vargjet e saj rrinin bukur vargje të këtyre poetëve.
Një aktivitet ku për 60 minuta, të pramishmit dhe të ftuarit u gjendën mes emocioneve që poezia i ngren në nivelin e klasit.
Kjo orë poetike na përforcoi idenë se tetori është muaji për të reflektuar mbi fuqinë e fjalëve dhe mbi rolin e letërsisë në shoqëri.
Tetori na kujton se fjalët janë instrumentet tona më të fortë për të komunikuar, për të reflektuar mbi botën dhe për të kuptuar më mirë njëri-tjetrin.