“Përgjegjësia jonë ndaj vendit është e pamohueshme: do vuajmë me vuajtjet e Shqipërisë, do gëzojmë me gëzimet e saj.”

                                               (Faik Konica)

E në fakt nëntori na fton të gëzojmë me dhe për Shqipërinë…

Zyra Vendore Arsimore Durrës, në bashkëpunim me Qendrën Kulturore e Fëmijëve organizoi ceremoninë e ndarjes së çmimeve për krijimet artistike në poezi, ese, pikturë mes shkollave 9- vjeçare të qytetit.

Punimet nga më të bukurat e nxënësve e veshën këtë aktivitet me ngjyrat kombëtare kuq e zi.

Mes nxënësve pjesëmarrës në këtë konkurs dalloi edhe nxënësja e shkollës sonë e klasës së nëntë Leandra Kapri me krijimin në poezi “Durrësi mijëvjecar”, e cila u vlerësua me çmimn II. 🥈

Leandra përcolli hijshëm emocionet e saj e zgjoi tek ne ndjesi kombëtare e dashuri për vendin.

Urimie Leandra!

Përmes kësaj poezie, urojmë të gjithë shqiptarët…

🇦🇱Gëzuar Shqipëri! 🇦🇱

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shkolla "Ibrahim Kodra"

REGJISTROHU
Regjistrimet në kopshtin "Ibrahim Kodra" për vitin 2024-2025 kanë filluar!