Aron Qerimi mbron fort Mbretin në “fushën” e madhe të shahut të Shkollës “Ibrahim Kodra”…dhe për të disatën herë SHAH MAT.
Në Kampionatin e Shahut të këtij viti, midis shkollave 9-vjeçare të qytetit të Durrësit, talenti në fushën e shahut, nxënësi ynë Aron Qerimi ngriti kupën e fituesit!
Një përfaqësim me Aronin na bëri krenarë dhe që në fillim u nisëm për fitore të sigurt.
…dhe… Aron nuk gaboi…
…shënoi përsëri në emrat fitues në këtë kampionat për djemtë!
Suksese Aron!
Po bindemi se së shpejti, do të duhet të të thërrasim me titullin mjeshtër në këtë lojë!
Urime dhe faleminderit që na bën krenarë!