Pas një vizite në Dubrovnik shkrimtari i famshëm irlandez George Bernard Shaw do të shkruante
“Ata që kërkojnë parajsën në tokë, duhet të shkojnë në Dubrovnik“.

Sot qyteti më jugor i Kroacisë, me një histori gati 1 mijë vjeçare,  konsiderohet si “Perla e Adriatikut”.
Qyteti, i kornizuar nga muret antikë, ruan me fanatizëm një traditë të gjallë artistike e cila shihet dhe ndihet kudo që shtrin vështrimin, duke nisur që nga kështjellat mesjetare, kishat, monumentet dhe ndërtesat e Epokës së Rilindjes e të stilit Barok.

Dubrovnik  është në listën e vendeve të trashëgimnisë kulturore së UNESCO-s.
Deri më 1909 emri zyrtar i Dubrovnik  ka qenë Raguza, ndërsa emri i kohëve moderne të këtij qyteti rrjedh nga fjala sllave ‘dubrava’, që do të thotë pyll.
Në Mesjetë, Republika e Raguzës u bë i vetmi qytet-shtet lindor që arriti të konkuronte Venecian.
Qyteti i vjetër mbetet padyshim atraksioni kryesor brenda në qytet, dhe kjo jo vetëm falë mureve shekullorë që mbështjellin qytetin.

Pikërisht ky qytet këtë fillimnëntori mirëpriti nxënësit e shkollës sonë dhe u rrefeu për bukuritë dhe moshën e bershme.

 


 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shkolla "Ibrahim Kodra"

REGJISTROHU
Regjistrimet në kopshtin "Ibrahim Kodra" për vitin 2024-2025 kanë filluar!