Kësaj rradhe udhëtuam mbi Llogara, bëme stacion në freskinë dhe panoramën që të ofron ky park, përshëndetëm nga afër Himarën dhe bregun e kaltër të saj dhe rrugëtuam për të mbërritur në mbrëmje në Sarandë.
Dita e nesërme nisi me vizitën në Butrintin, aty ku antikiteti flet duke sfiduar kohët moderne, dhe pasoi me një ditë plazhi në ishujt e Ksamilit.
Mbrëmjet e gjenin grupin tonë nën ritmet e muzikës argëtuese dhe nën freskinë e bregdetit të këtij qyteti joshës.
Dhe e treta ditë, e fundit e qëndrimit në këtë qytet erdhi… Pasi u përshëndetëm edhe me Syrin e Kaltër, mrekullinë fantastike të tij… u nisëm për kthim. Rruga edhe pse e gjatë nuk ndjehet, kur je në shoqëri të mirë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shkolla "Ibrahim Kodra"

REGJISTROHU
Regjistrimet në kopshtin "Ibrahim Kodra" për vitin 2024-2025 kanë filluar!