Arti është në mënyrë thelbësore lindja, pohimi, bekimi, hyjnizimi dhe përsosshmëria e ekzistencës tonë jetësore.
Këtë mesazh na tha ekspozita me fotografi dhe pikturë, që shkolla “Ibrahim Kodra” organizoi sot.
Një falenderim për prof Francin siç u pëlqen nxënesve ta thërrasim, i cili kuroi me shumë kujdes dhe ndihmoi të kristalizojë idetë artistike të nxënësve të shkollës sonë.
Një mbrëmje artistike ku nuk mungoi emocioni, vlerësimi, shkëmbimi i eksperiencave artistike dhe argëtimi. Një falenderim edhe për Studio Cultural që mirëpret ide te tilla takimesh artistike dhe kulturore për qytetin e Durrësit.