FESTA E ABETARES !
Mirëseerdhët prindër të dashur!
Mirëseerdhët midis nesh!
Në gëzimin tonë të madh
Ju takon të merrni pjesë.
Të dashur prindër!
E dashur mësuesja jonë!
Unë dhe të gjithë shokët
Nga zemra ju urojmë
“Mirëseerdhët në festën tonë!”
Pse na ndritka syri
me kaq vezullim?
Pse na jehon salla
me gaz e gëzim?
E gjithë klasa sot po qesh.
S’ka veç nxënes midis nesh.
Paska prindër, gjyshër, gjyshe.
Sot dhe klasa qenka ndryshe.
Kemi festën e Abetares
Shoqes tonë të vërtetë.
Që na mësoi gjuhën tonë
Aq të dashur aq të shtrenjtë.
Pse na qeshin zemrat
fort në kraharor?
Pse na ndrin ky libër
kaq bukur në dorë?
Pse në vazo lulet
çelën pas dritares?
Me gaz e mbush këngën
Festa e abetares…
…kështu erdhi Festa e Abetares në shkollën tonë.
Një festë – shfaqje… me artistët e vegjël të klasës së parë, të cilët me sigurinë dhe naivitetin e fëmijëve i dhanë ngjyra asaj feste.
Një botë fëmijësh vitalë emocionuan prindër, gjyshër, familjarë e mësues dhe çdo i rritur u bind se forca e guximi i fëmijës është si një galaktikë e madhe ku çdo yll ka energjinë e potencialin e vet.
Meritë të madhe për përqendrimn e kësaj energjie në një festë të vetme ka absolutisht përkushtimi dhe dashuria e mësue Mimozës.