Festivali IX i Ansambleve Popullore i organizuar mes shkollave 9-vjeçare të qytetit të Durrësit finalizohet dhe zgjoi një atmosferë feste e gare mes 27 shkollave pjesëmarrëse.
Me këngë dhe valle popullore nga të gjitha trevat e vendit, artistët e vegjël të shkollave 9-vjeçare, çuan peshë zemrat e spektatorëve që ndoqën këtë mbrëmje të magjishme e po aq peshë dukej se mbanin edhe zemrat e njëri-tjetrit teksa përformonin në skenë.
E ku ka më bukur…
Një traditë e kulturës tonë popullore që po përçohet bukur dhe me grint tek brezat e rinj e që duhet duartokitur fort në drejtim të organizatorëve dhe pjesëmarrësve.
Si u nda shkolla “Ibrahim Kodra” në këtë organizim?
Si gjithmonë kryelartë dhe fitimtare.
Valltarët dhe këngëtarët tanë të vegjël iu gëzuan ÇMIMIT të DYTE të këtij festivali.
URIME ARTISTË TË VEGJËL!
Ju lumtë për dinjitetin dhe vitalitetin që i dhatë ngjyrave të traditës popullore që përfaqësuat në këtë festival!