Nën përkujdesjen e Qendrës Kulturore të Fëmijëve Durrës, u mbajt edhe këtë vitFestivali VII i Ansambleve Popullore. Në këtë festival mes shkollave 9-vjeçare të Bashkisë Durrës dalloi edhe një herë prirja që fëmijët kanë për t’u përqafuar me kulturën e valleve dhe këngës popullore! Për të shtatën herë adhuruesit e vegjël të këngëve e valleve autoktone do të përcjellin për së afërmi vlerat më të spikatura kulturore e kombëtare dhe do të na bëjnë të ndjejmë drithërimën e dashurisë për vendin tonë. Shkolla “Ibrahim Kodra” dalloi në disa çmime në këtë festival.
1. Çmimi I, Kategoria I: Loja Popullore
2. Çmimi II, Kategoria I: Valle popullore
3. Çmimi I , Kategoria I: Kënga popullore
4. Çmimi I, Kategoria II: Valle popullore
Suksese përuruesit e vegjël të kulturës folklorike shqiptare!


