IDMC, si një nga oraganizatat e cila çdo vit fton të rinjtë të reflektojnë mbi tema të ndjeshme për vendin tonë, këtë vit shpalli konkursin, ” 30 vjet me/pa demokraci”.
Pjesëmarrës në këtë konkurs nga e gjithë Shqipëria ishin rreth 100 të rinj, ku u paraqitën me punimet e tyre në multimedia dhe arte figurative.
Inkurajimi i të rinjve dhe reflektimi mbi gabimet e së shkuarës që kanë ndikuar në jetën politike, ekonomike dhe sociale të vendit, por edhe frymëzimi për vizionin e tyre mbi një Shqipëri me të ardhme më të mirë, është kryefjala e çdo aktiviteti të IDMC-së.
Këtë vit, për shkak të pandemisë, ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua online, më datë 8 dhjetor, në kuadër të “Ditës Kombëtare të Rinisë”, e cila shënon 30 vjetorin e protestave paqësore të studentëve dhe profesorëve të Universitetit të Tiranës, të cilët sollën rënien e regjimin komunist dhe lindjen e demokracinë.
Shkolla jonë edhe në këtë konkurs u nda me emocionin e fituesve.
- Erjeta Cara. Çmimi 2. Kategoria Arte Figurative.
- Livia Tafa. Çmimi i rrjetit. Kategoria Arte Figurative.
Suksese nxënëseve tona për fitoren dhe mënyrën e bukur artistike të reflektimit!