MATEMATIKË – FIZIKË
Kur puna, vullneti, përkushtimi, aftësitë, motivimi bëhen bashkë rruga drejt suksesit do të jetë e sigurt!
Këtë na dëshmuan pesë fituesit tanë në dy Olimpiadat e fundit të fazës së dytë!
5 nxënës mes 11 fituesve gjithsej në Olipiaden e Matematikës dhe Fizikës për qyetin e Durrësit ishin pjesë e gjimnazit “Ibrahim Kodra”
Na bëjnë krenarë nxënësit e mësuesit që i udhëhoqën për cilësinë e punës së treguar dhe i urojmë suksese në fazat të pasuese të olimpiadave!
Urimet dhe sukseset shkojnë përkatësisht për fituesit tanë.
SIGI ZALLA – MATEMATIKË
JURGEN KALE – FIZIKË
REGI HOXHA – FIZIKË
GREIS ALIAJ – FIZIKË
DIONIS TRIMI – FIZIKË

OLIMPIADA E KIMISË Faza II.
“Kurrë mos iu ndaj bindjeve të nderit dhe qëllimit të mirë.” (– Wiston Churchill )
Vijon shkëlqimi i fryteve të një pune të mrekullueshme, si ajo e nxënësve të cilët u kualifikuan në OLIMPIADEN E KIMISË Faza II.
Ata janë 5 yjet tanë, ku katër janë në klasën e X dhe një në klasën XI.
Krenari për të pestë yjet tanë!
Suksesi zakonisht u shkon atyre që janë duke e kërkuar… dhe ju jeni në të tilla rrugëtime…
Urimet dhe sukseset shkojnë përkatësisht për fituesit tanë.
DIONIS TRIMI – Vendi I
AJLA MEMA – Vendi III
ALGEA ÇEÇE – Vendi III
ARON QERIMI – Vendi III
ELMAR LILA – Vendi III

OLIMPIADA E BIOLOGJISË FAZA II
“Shkenca është kërkimi i së vërtetës, por e vërteta është e pafundme, që të na bën kërkues të vazhdueshëm” (Karl Poper)
OLIMPIADA E BIOLOGJISË Faza II dhe yjet tanë që kaluan me sukses këtë fazë.
7 fitues që i dhanë vlerë punës dhe përkushtimit të tyre dhe mësueses që i udhëhoqi.
7 kërkues që do të vijojnë zbulimet shkencore në fushën e biologjisë.
Krenari dhe urime për të shtatë yjet tanë!
Puna ju ndrittë gjithmonë dhe kudo!
KRISTIAN DEMO – Vendi I
ARON QERIMI – Vendi I
NOEL HIDRI – Vendi II
DEJVID KORABI – Vendi III
FLAVIO MEHAJ – Vendi III
GREIS ALIAJ – Vendi III
GRIDI ZANI – Vendi III


OLIMPIADA E INFORMATIKËS FAZA II
“Teknologjia mundëson shërbime të reja dhe zgjeron kufij. I mbetet njeriut pastaj t’i përdorë me përgjegjësi dhe zgjuarsi”
OLIMPIADA E INFORMATIKËS Faza II dhe yjet tanë që kaluan me sukses këtë fazë.
2 fitues që i kanë fokusuar njohjet e tyre në fushën që sot është fjala e fundit që drejton botën.
Krenari dhe urime për dy yjet tanë!
Puna ju ndrittë gjithmonë dhe kudo!
ARON QERIMI – ÇMIMI III
AJNI MANÇI – ÇMIMI III

OLIMPIADA E LETËRSISË FAZA II
“Letërsia është jetë e jetuar përmes imagjinatës dhe imagjinatë e shndërruar në jetë”
Kështu e përjetojnë letërsinë dhe të shkruarit vajzat tona, pjesë e olimpiadës së letërsisë.
Katër pena të arta dhe mendje të bukura që kaluan fazën e dytë të kësaj olipiade për të vijuar në fazën vijuese.
Vajzave i përcjellim urimet e fitores dhe suksese në vijim.
Të shoqërosh të përditshmen me letërsi dhe krijim do të thotë ta zbukurosh atë me ngjyrat e artit dhe të shpirtit.
Urime vajza! Natalina Dida
Algea Çeçe
Arjola Mitrushaj
Debora Këlliçi
