Thonë se loja e shahut nuk është vetëm një lojë, sepse mjeshtër të mëdhenj shprehen se kjo lojë na mëson shumë gjëra të rëndësishme për jetën. Është gjithmonë kjo lojë ku rëndësia e gjithë kohës së “duelit” me kundërshtarin është një lëvizje e mirë në momentin e duhur…
Këtyre mësimeve për lojën inteligjente duket se i është përkushtuar nxënësi ynë Aron Qerimi!
Në Kampionatin XI të Shahut, të organizuar nga QKF Durrës dhe pjesëmarrëse ishin 17 shkolla
9-vjeçare të Bashkisë së qytetit, Aron Qerimi nxënës i klasës së VI doli fitues duke ngritur kupën e Çmimit II.
I urojmë Aronit suksese të mëtejshme në sfidat e lojës së inteligjencës!