Dy javët e muajit maj në shkollën tonë u zhvillua kampionati i shahut.
Ky kampionat vijoi nën kujdesin e profesorëve të fiskulturës dhe nxënësit tonë, kampionit në shah në rang ndërkombëtar, Alket Çaushi.
Morën pjesë djem dhe vajza, nxënës të klasave të 9, 10 dhe 11, të cilët provuan emocionet e kësaj loje të inteligjencës.
Gara përfundoi me kampionët:
Enrik Pecnikaj për djemtë.
Kristina Nurçelli për vajzat.