– Karnavalet? Çfarë kostumi të vesh?
– Nuk ka rëndësi. Mjafton të argëtohesh.
Me këtë shtysë, bashkohen fëmijë e të rritur në paradën e Karnavaleve.
Të gjithë, edhe ata më të turpshmit, gëzojnë, qeshin, vrapojnë dhe bëjnë rrëmujë.
Kjo është magjia e karnavaleve: Gëzimi ngjitës në pragun e pranverës që bëhet gati të trokasë në ditët tona.


