“Përgjegjësia jonë ndaj vendit është e pamohueshme: do vuajmë me vuajtjet e Shqipërisë, do gëzojmë me gëzimet e saj.”
(Faik Konica)
E në fakt nëntori na fton të gëzojmë me dhe për Shqipërinë…
Zyra Vendore Arsimore Durrës, në bashkëpunim me Qendrën Kulturore e Fëmijëve organizoi ceremoninë e ndarjes së çmimeve për krijimet artistike në poezi, ese, pikturë mes shkollave 9- vjeçare të qytetit.
Punimet nga më të bukurat e nxënësve e veshën këtë aktivitet me ngjyrat kombëtare kuq e zi.
Mes nxënësve pjesëmarrës në këtë konkurs dalloi edhe nxënësja e shkollës sonë e klasës së nëntë Leandra Kapri me krijimin në poezi “Durrësi mijëvjecar”, e cila u vlerësua me çmimn II.
Leandra përcolli hijshëm emocionet e saj e zgjoi tek ne ndjesi kombëtare e dashuri për vendin.
Urimie Leandra!
Përmes kësaj poezie, urojmë të gjithë shqiptarët…
Gëzuar Shqipëri!
