Më datë 24. 11. 2017 ora 17:00-19:00 u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve të konkursit “Pyet Gjyshert 2”, ku morën pjesë shumë konkurrentë nga e gjithë Shqipëria, mes tyre dhe një grup nga shkolla “Ibrahim Kodra”. Anxhelo Zuna, Xhuliana Xhaferaj, Kejda Dervishi dhe Endi Qose në sallën “Balsha” e Tirana International Hotel & Conference Centre u duartrokitën nga të gjithë pjesëmarrësit për punimin e tyre me titull “Pyet gjyshen”, i cili fitoi “Çmimin e Publikut”. Falenderojmë IDMC që bëri të mundur këtë projekt, përmes të cilit ftoi të rinjtë gjimnazistë të hedhin sytë nga e kaluara dhe të reflektojnë për periudhën e komunizmit në Shqipëri.