Data 28 nëntor, ngërthen në vete disa periudha të rëndësishme historike të shqiptarëve në shekuj. Kremtimi i 28 nëntorit mbart një rëndësi të veçantë pasi më 28 nëntor të vitit 1443 Gjergj Kastrioti-Skënderbeu ngriti flamurin në kalanë e Krujës. Po në të njëjtën datë, pas 469 vjetësh, në 28 nëntorin e 1912-ës, diplomati i shquar, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur pavarësinë e shtetit shqiptar.
Sot ne nëntorin e vitit 2018 “shqipet” e shkollës jopublike “Ibrahim Kodra” nderuan dhe falenderuan me përulesi paraardhësit e tyre per dhuratën më të bukur: Atdheu ynë i lirë dhe i pavarur.