
Njoftim i rëndësishëm për maturantët!
Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025 për nxënësit që ndjekin arsimin e përgjithshëm!
Për orientimin dhe përgatitjen e maturantëve, testet model për provimet e Maturës 2025 mund t’i gjeni duke klikuar KËTU!
Matura Shtetërore 2025, Aplikimi për formularët A1 / A1Z

Matura Shtetërore 2025.
Formulari A1 për Kandidatët 2025, do të jetë aktive nga data 3 Shkurt 2025, ora 08:00 deri në 12 Shkurt 2025, ora 16:00.
Ndërsa aplikimet/konfirmimet për formularin A1Z do të jenë aktive nga data 11 Shkurt 2025, ora 08:00 deri në 12 Shkurt 2025, ora 16:00.
“Matura Shtetërore” është një shërbim elektronik, i cili mundëson aplikimin e formularëve A1 dhe A1Z. Formularin A1 plotësohet nga maturantët e këtij viti shkollor ndërsa formularin A1Z plotësohet nga të gjithë kandidatët që duan të aplikojnë në Maturën Shtetërore.
Hapi i parë është plotësimi i formularit A1/A1Z në të cilin ruhen të dhënat personale, si dhe të dhëna të tjera në lidhje me provimet. Formularët A1/A1Z plotësohen fillimisht online nëpërmjet portalit e-Albania dhe më pas duhet të konfirmohen në shkollën përkatëse nga vetë maturanti/kandidati.
Hapat e procedurës:
1.Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania; 2.Zgjidhni shërbimin “Matura Shtetërore”;
3.Klikoni butonin “Përdor”;
4.Zgjidhni llojin e formularit të aplikimit (maturantët duhet të zgjedhin A1, ndërsa kandidatët A1Z) dhe plotësoni të gjithë të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular;
5.Klikoni butonin “Dërgo” në fund të formularit;
Pasi përfundon me sukses aplikimin në portalin https://e-albania.al/, maturanti/kandidati paraqitet pranë shkollës për të përfunduar dhe konfirmuar aplikimin.
Suksese!