Gëzimin e festave njeriu e ndjen kur sheh njerëz të lumtur apo kur përpiqet t’i dhurojë sado pak lumturi tjetrit. Ky ishte qëllimi i Qeverisë së nxënësve të shkollës sonë edhe për këtë fundvit.T’u ofrojmë mbështetje dhe dashuri njerëzve dhe familjeve në nevojë. I gjithë muaji dhjetor ishte zë për bashkëpunim mes nxënësve të shkollës, prindërve dhe mësuesve për të mbledhur ndihma ushqimore për ata që këto ditë festash u gjendën me mundësi të privuara. Falenderojmë prindërit dhe nxënësit tanë për kontributin e dhënë! Kjo është mënyra që Shkolla “Ibrahim Kodra” zgjedh të urojë festat! Dhuroni dhe shëroni shpirtin e njëri-tjetrit me dashuri dhe mbështetje!
Gëzuar Vitin e Ri 2023!