Pranverë, diell, alegri…
Të vegjlit e klasës së parë përjetojnë çdo gjë me emocionin e fillestarit…
Ç’kanë bërë ata gjatë fillim parnverës?
2 Prill “Dita e librit për fëmijë”
Në ditën e librit për fëmijë, bilblioteka e shkollës u mbush me ngazëllimin e tyre… Tashmë edhe ata mund të lexojnë vetë çdo shkronjë. U bashkuan me personazhet e tyre të librave dhe i premtuan njëri-tjetrit miqësi të përhershme me librin.
Duart tona janë të arta…
Me duar e tyre krijojnë art… lapsa me ngjyra, flete punedore, plastelinë dhe ata ngjyrosin një botë ngjyrash.
22 Prill “Dita e Tokës”
Bregdeti na fton të luajmë…
Fëmijët e qytetit tonë janë bij të rërës dhe të detit. Sa shumë u kënaqën ata sëbashku, tek luanin e ndiqnin njeri-tjetrin…edhe rrëzoheshin, por rëra e butë dhe e shkrifët i mirëpriste në krahët e saj, si një nënë e kujdesshme.
Kafshët janë miqtë tanë…
Një nga nxënësit e klasës, ftoi miqtë tij në fermën e gjyshes. Dashurinë që morën kafshët për aq kohë sa luanin me fëmijët, ishte një mrekulli. Ata e kuptojnë kaq mire njëri-tjetrin…