Thuaj #STOP trafikimit të qenieve njerëzore.#Tetor2022 Në përmbyllje të muajit të sensibilizimit kundër trafikimit të qenieve njerëzore, nxënësit e klasave të dhjeta të shkollës sonë i dhanë zë një aktiviteti në emër të kësaj plage që shoqëria moderne po vuan. “UNE JAM SI TI!UNË RIMORA NË DORË JETËN TIME! EDHE TI MUNDESH!”. Ky ishte mesazhi i të gjithë organizimit të këtij aktiviteti,qe në thelb pati ndërgjegjësimin e adoleshentëve ndaj këtij fenomeni, si të reagojmë, si të dëshmojmë dhe si të mbështesim viktimat e kësaj kauze nëse do të biem ndesh me të. ”Zemra Blu”, në simbol të zemrës së ftohtë të atyre që trafikojnë qeniet e njerëzore, duhet të dënohet. Ata do të marrin dënimin e merituar vetëm nëse të gjithë do të jemi bashke per te luftuar…Le t’ia nisim me një fushatë ndërgjegjësimi së pari me veten! Urime për grupin e nxënësve përfaqësues të klasave të dhjeta! Vleresim dhe respekt per perkushtimin e tyre, per emocionet qe arriten te percjellin dhe mësueset e tyre udhëheqëse në këtë aktivitet!



