“Volunteering” – Vullnetarizmi
Projekt nga klasat e 10.
“Vullnetarët nuk paguhen jo sepse nuk kanë vlerë, por sepse nuk ka çmim që paguan për kontributin e tyre.”
Sherry Anderson

Promovimi i vlerave të vullnetarizmit, përbën një strategji të rëndësishme për të nxitur pjesëmarrjen e qytetarëve në ndryshimin dhe zhvillimin shoqëror.

Pikërisht ky ishte objektivi i projektit të nxënësve të klaseve të 10-ta për lëndën gjuhës angleze.
Udhëhequr nga mësuesja e tyre Enkeleta, ky projekt pati shtrirje njëvjeçare të të gjithë punës, i cili sot erdhi i përmbledhur përpara të gjithë nxënësve dhe stafit të mësuesve.
Katër temat kryesore që ky projekt pati në përmbajtje qenë.
1. Fëmijët pa prindër.
2. Të moshuarit pa përkujdesje.
3. Mbrojtja e mjedisit, ta duam atë si shtëpinë tonë.
4. Të mirat e përdorimit të bicikletes.

Emocioni ishte pjesë e pandashme e gjithë ecurisë së projektit, si rrjedhojë ndërgjegjësimi dhe sensibilizimin erdhën kaq natyrshëm tek secili prej nesh.
Zëri, fjala, vepra e të gjithë nxënësve të atij projekti erdhi si një porosi që na kujtoi se të jesh pjesë e vullnetarizmit, na bën qytetar më të mirë, na bën optimistë, na motivon si në jetën personale ashtu edhe ate kolektive.

Mbetet aq kuptimplotë mes këtyre rreshtave fjala e më të madhes që ia kushtoi gjithë jetën shërbimit dhe vullnetarizmit, Nënë Tereza:
“Bëni gjëra të vogla, me dashuri shumë të madhe.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shkolla "Ibrahim Kodra"

REGJISTROHU
Regjistrimet në kopshtin "Ibrahim Kodra" për vitin 2024-2025 kanë filluar!